Bullgarja Veliçka Nedjallkova u nderua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me çmimin jashtëzakonisht prestigjioz "Për merita të përgjithshme". Çmimet “Golden Rings” janë për mbulimin më të mirë të Lojërave Olimpike të Tokios. Ajo është fituesja e vetme e çmimit “Për merita të përgjithshme”.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar se çfarë do të thotë ky çmim për mua. Fillova me pasqyrimin e Lojërave Olimpike në Moskë në vitin 1980 dhe tashmë ka 10 Olimpiada verore dhe 10 Olimpiada dimërore të cilat i kam mbuluar”, komentoi Nedjallkova dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar gjatë viteve të kaluara. Ajo është anëtare e stafit të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/, përgjegjës për transmetimin e produksioneve të mëdha ndërkombëtare dhe forumeve sportive. Dashuria e saj e madhe për të punuar dhe aftësitë e saj poliglote i kanë bërë përshtypje menaxhmentit të televizionit gjerman ZDF dhe ajo u tërhoq nga media.Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..