Më 6 nëntor kisha ortodokse dhe besimtarët kremtojnë Fjetjen e Kryeengjëllit, një ditë në të cilën nderojmë kujtimin e të vdekurve. Kjo ditë është gjithmonë të shtunën e parë përpara ditës së Shën Arkangjelit, ose ditës së Kryeengjëllit Mihaill /8 nëntor/, meqenëse e shtuna në kalendarin ortodoks është e caktuar për të vdekurit. Në çdo një kishë të kryeqytetit në ditën e Përshpirtjes së Arkangjelit mbahet një shërbesë e madhe përkujtimore për të vdekurit, lexohet lutje për shpirtrat e të vdekurve dhe ndizet një qiri. Të afërmit e të vdekurve shkojnë në varrin e tyre, derdhin verë mbi të, djegin temjan dhe më pas shpërndajnë grurë dhe ushqim për të pranishmit për "Zoti i faltë shpirtrat e vdekur". Gruri simbolizon ringjalljen, buka dhe vera na kujtojnë sakrificën e Krishtit për shpëtimin e njerëzimit. Përshpirtja e Arkangjelit është përshpirtja e madhe e fundit gjatë vitit.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..