Labirinti në shkëmbinjtë gjendet në 60 kilometra nga qyteti Dobriç dhe përbën një itinerar të një traseje 3 kilometrash me markime në dy nivele me pikënisje në qendër të fshatit Kranovo. Janë të siguruara harta dhe tabela, të cilat tregojnë drejtimin dhe kureshtjet në rrethina.
Shtegu ekologjik është i vendosur në bregun e djathtë të lumit Suhata Reka, në afërsi me kufirin rumun. Në rajon ka një koloni prej manastireve shkëmbor, të cilët datojnë nga antikiteti i vonë. Shkencëtarët i përcaktojnë si më të vjetrit në Evropë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..