Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Labirinti shkëmbor pranë fshatit Kranovo disponon një shteg të ri ekologjik

Foto: BNR

Labirinti në shkëmbinjtë gjendet në 60 kilometra nga qyteti Dobriç dhe përbën një itinerar të një traseje 3 kilometrash me markime në dy nivele me pikënisje në qendër të fshatit Kranovo. Janë të siguruara harta dhe tabela, të cilat tregojnë drejtimin dhe kureshtjet në rrethina. 

Shtegu ekologjik është i vendosur në bregun e djathtë të lumit Suhata Reka, në afërsi me kufirin rumun. Në rajon ka një koloni prej manastireve shkëmbor, të cilët datojnë nga antikiteti i vonë. Shkencëtarët i përcaktojnë si më të vjetrit në Evropë.

Shtegu i ri ekologjik është hapi i parë drejt ndërtimit të një parku të ardhshëm me peizazhe duke përfshirë dhe rrugë të tjera turistike përgjatë lumit Suhata Reka, tha përpara programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare - Nikollaj Panajotov, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Bullgare për një turizëm fshatar dhe ekologjik. Sipas tij potenciali i të gjithë rajonit është i pashtershëm dhe hap mundësi për gjallërimin e biznesit. Një nga mënyrat është hapja e shtëpive për miq dhe e restoranteve, si dhe përdorimi i aeroportit Kajnarxha, që është në rreth 20 kilometra nga qyteti Silistra, për udhëtime turistike në ajër.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ku bullgarët do ta presin Vitin e Ri 2025?

Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..

botuar më 24-12-31 3.17.MD

Verë, spa, aventurë dhe relaksim - kombinimi perfekt për pushim

Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..

botuar më 24-12-31 7.05.PD
Pamje nga Arbanasi

Në gjurmët e shqiptarëve në rezervatin arkitekturor Arbanasi

Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..

botuar më 24-12-27 9.05.PD