Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e bullgarëve të Besarabisë është festë e shpirtit bullgar

Foto: Pixabay

29 tetori u kushtohet bullgarëve të Besarabisë – atyre bashkatdhetarëve tanë, të cilët për shkak të fatit të tyre historik më shumë se 200 vjet jetojnë jashtë kufijve të Bullgarisë, në territorin e Ukrainës dhe Moldavisë. Por gjatë gjithë kësaj kohe ata nuk pushojnë së ëndërruari për të, ruajnë dhe përcjellin brez pas brezi dashurinë për atdheun stërgjyshorë, devotshmërinë për historinë, traditat dhe gjuhën e tij.

Historia e përkushtimit të 29 tetorit bullgarëve të Besarabisë daton në vitin 1938, kujton në faqen e saj Shoqata Kulturore dhe Arsimore për Marrëdhëniet me Bullgarët Besarabianë dhe Taurianë “Rodoljubec”.

“Pasardhësit e bullgarëve të kthyer nga Besarabia, Tavria dhe Krimeja të dikurshme pas Çlirimit, u mblodhën për të shënuar 100 vjetorin e shenjtërimit të kishës madhështore “Shpërfytyrimi i Shenjtë” në Bollgrad. Botuan të vetmin numër të gazetës “Besarabia Bullgare” me kujtimet e ndërtimit të tempullit me punën dhe donacionet e bullgarëve nga e gjithë “kolonia”, siç i quanin atëherë dhjetëra fshatrat bullgare në Stepa Buxhashka. Ish nxënës të Gjimnazit bullgar të Bollgaradit shkruan për mësuesit, avokatët, mjekët, ushtarakët, të cilët krijuan një emër në Bullgari, treguan për drithërimin e prindërve të cilët i çuan fëmijët e  vegjël në Atdhe, i cili pret mbështetjen e tyre bijore. Në gazetën “Besarabia Bullgare” u botua edhe thirrja e zjarrtë “Për ata që e ruajtën shpirtin”. Pikërisht në këtë apel u propozua që 29 tetori (16 tetori stil të vjetër) të shpallet Dita e Bullgarëve të Besarabisë”.

Sot lidhjet e bullgarëve të Besarabisë me atdheun stërgjyshorë janë jashtëzakonisht aktive. Shumë prej tyre zgjedhin të mësojnë në shkollat e larta bullgare dhe kërkojnë realizim në Bullgari.

Bullgarët e Besarabisë flasin një gjuhë interesante të ruajtur nga 200 vjet më parë – është kategorik etnografi Galin Georgiev. “Ata duhet të përvetësojnë edhe normën letrare, sepse kur të rinjtë vijnë këtu si studentë, i quajnë bullgarë rusë, sepse artikulimi i të rinjve është sipas mënyrës ruse. Në disa familje gjuha është shumë mirë të ruajtur, në të tjerë jo aq. Ata përvetësuan disa fjalë ruse dhe moldaviane, por thellë në shpirt mbeten bullgarë.”

Duke folur midis njeri tjetrit, duke thënë “tek ne”, bullgarët në Moldavi dhe Ukrainë e kanë parasysh atdheun stërgjyshorë – tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë fotografi Asen Velikov. I frymëzuar nga takimi i tij me bashkatdhetarët tanë nga Besarabia, me fotografi ai rikrijon koloritin e mënyrës së tyre të jetesës.

Edhe pse tema e bullgarëve besarabë nuk është ndër më të shpeshtat dhe më të diskutuara në vendin tonë, Bullgaria nuk i harron ata dhe përpiqet të krijojë kushte të mjaftueshme që ata të kthehen dhe të njohin sërish atdheun e tyre stërgjyshorë. Dëshmi për këtë është tërheqja e bullgarëve etnikë nga Maqedonia, Moldavia, Ukraina dhe Shqipëria, e cila ka nisur vite më parë nga Seminari Teologjik i Sofjes. “Deri në këtë moment fushata po realizohet nëpërmjet fëmijëve, të cilët kanë mësuar ose po mësojnë akoma në shkollën teologjike. Duke u kthyer nëpër shtëpitë e tyre, pas përfundimit të studimeve, ose gjatë periudhës së pushimeve të veta, ata mbajnë me vete materiale për arsimimin në Shkollën e Mesme Teologjike të Sofjes” – tregon Arkimandrit Pahomij, rektor i Seminarit Teologjik të Sofjes.

Redaktor: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e dërgimit të kartolinave të Pashkëve në vendin tonë daton që nga koha e Çlirimit

Kur kemi një rast të veçantë dhe takohemi me të afërm ose miq, në shenjë respekti dhe si kujtim, zakonisht u dhurojmë atyre një dhuratë së bashku me një kartolinë të bukur. Në të kaluarën, kartolina e marrë ruhej si një kujtim i dashur dhe madje..

botuar më 24-05-04 6.05.PD

Veza është simbol i pjellorisë dhe jetës së re në folklorin bullgar

E Enjtja e Madhe është një nga dy ditët e Javës së Madhe që lyejmë vezët për Pashkët. Tradita dikton që këtë detyrë të rëndësishme ta marrë përsipër gruaja më e moshuar në familje dhe veza e parë të lyhet gjithmonë me ngjyrë të kuqe. Sipas..

botuar më 24-05-02 6.30.PD

148-vjetori i Kryengritjes së Prillit shënohet në Klisura

148-vjetori i Kryengritjes së Prillit - një pikë kthese në luftën për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman – shënohet sot në qytetin e Klisurës. Dhjetëra anëtarë të Shoqërisë "Tradita" me kostume origjinale dhe të armatosur me armë autentike do..

botuar më 24-05-01 9.56.PD