29 tetori u kushtohet bullgarëve të Besarabisë – atyre bashkatdhetarëve tanë, të cilët për shkak të fatit të tyre historik më shumë se 200 vjet jetojnë jashtë kufijve të Bullgarisë, në territorin e Ukrainës dhe Moldavisë. Por gjatë gjithë kësaj kohe ata nuk pushojnë së ëndërruari për të, ruajnë dhe përcjellin brez pas brezi dashurinë për atdheun stërgjyshorë, devotshmërinë për historinë, traditat dhe gjuhën e tij.
Historia e përkushtimit të 29 tetorit bullgarëve të Besarabisë daton në vitin 1938, kujton në faqen e saj Shoqata Kulturore dhe Arsimore për Marrëdhëniet me Bullgarët Besarabianë dhe Taurianë “Rodoljubec”.
“Pasardhësit e bullgarëve të kthyer nga Besarabia, Tavria dhe Krimeja të dikurshme pas Çlirimit, u mblodhën për të shënuar 100 vjetorin e shenjtërimit të kishës madhështore “Shpërfytyrimi i Shenjtë” në Bollgrad. Botuan të vetmin numër të gazetës “Besarabia Bullgare” me kujtimet e ndërtimit të tempullit me punën dhe donacionet e bullgarëve nga e gjithë “kolonia”, siç i quanin atëherë dhjetëra fshatrat bullgare në Stepa Buxhashka. Ish nxënës të Gjimnazit bullgar të Bollgaradit shkruan për mësuesit, avokatët, mjekët, ushtarakët, të cilët krijuan një emër në Bullgari, treguan për drithërimin e prindërve të cilët i çuan fëmijët e vegjël në Atdhe, i cili pret mbështetjen e tyre bijore. Në gazetën “Besarabia Bullgare” u botua edhe thirrja e zjarrtë “Për ata që e ruajtën shpirtin”. Pikërisht në këtë apel u propozua që 29 tetori (16 tetori stil të vjetër) të shpallet Dita e Bullgarëve të Besarabisë”.
Sot lidhjet e bullgarëve të Besarabisë me atdheun stërgjyshorë janë jashtëzakonisht aktive. Shumë prej tyre zgjedhin të mësojnë në shkollat e larta bullgare dhe kërkojnë realizim në Bullgari.Bullgarët e Besarabisë flasin një gjuhë interesante të ruajtur nga 200 vjet më parë – është kategorik etnografi Galin Georgiev. “Ata duhet të përvetësojnë edhe normën letrare, sepse kur të rinjtë vijnë këtu si studentë, i quajnë bullgarë rusë, sepse artikulimi i të rinjve është sipas mënyrës ruse. Në disa familje gjuha është shumë mirë të ruajtur, në të tjerë jo aq. Ata përvetësuan disa fjalë ruse dhe moldaviane, por thellë në shpirt mbeten bullgarë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në..
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..