Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgarët e Basarabisë në Brazil: sa të largëta janë rrënjët bullgare?

Автор:
БНР Новини

Gjatë viteve të 20-të të shekullit të XX-të më se 10 000 bullgarë nga Besarabia e Rumanisë u shpërngulën në Brazil. Arsyeja për këtë valë të madhe të emigracionit ishin agjitacionet, propozimet dhe tregimet tërheqëse – kjo ishte etapa e radhës e popullimit të shtetit jugor, qëllimi i së cilës ishte tërheqja e sa më shumë evropianëve në Amerikën Jugore. Shtetet perëndimore nuk pranuan propozimet e brazilianëve dhe prandaj vëmendja u drejtua tek Rumania. Shteti rumun lejoi fushatën e agjitimit, por vetëm ndër komunitetet jo rumune. Kushti për marrjen e vizës ishte që të aplikonin familje të tëra. Për t’iu përgjigjur maksimalisht kritereve, shumë familje me një apo dy fëmijë merrnin me vete fëmijët e të afërmve.

Снимка

Vitet e para në Brazil ishin shumë të vështira. Shumë prej të shpërngulurve dëshironin që të ktheheshin mbrapa, por nuk mundeshin, sepse s’kishin para për udhëtim. Pak nga pak fillonin të adaptoheshin. Falë punës së këmbëngulur bullgarët nga Besarabia gjetën vendin e tyre të merituar në shoqëri dhe perspektivë për vetveten dhe fëmijët e tyre. Këto të dhëna i prezantoi në Institutin e etnologjisë dhe folkloristikës me Muze etnografike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave studiuesi prof. Nikollaj Çervenkov, i cili tregoi për përshtypjet e tij nga udhëtimi në Brazil. Qëndrimi i tij në këtë shtet të Amerikës Jugore ishte me qëllim që të studionte historinë e të shpërngulurve bullgarë nga Besarabia dhe trashëgimtarëve të tyre:

Kjo është një temë interesante dhe e pastudiuar. Isha nxënës, kur në vitet e 60-të të shekullit të XX-të në Besarabi erdhi një grup prej 20 personash nga Brazili. Ardhja e tyre ishte një gabim. Nur erdhën si mysafirë, por dëshironin të qëndronin. Në atë kohë sapo ishte rifilluar korrespondenca me të afërmit, që jetonin jashtë Rumanisë. Gruaja e zëvendëskryetarit të kolkozit kishte shkruar në një nga letrat e saj: “Tshmë kam 25 traktorë, 30 makina, teknikë të tjerë...”. Bashkatdhetarët tanë në Brazil mendonin se jemi pasuruar, se jeta tek ne ishte bërë më e mirë, kishin shitur pronën e tyre në shtetin ekzotik dhe ishin kthyer në Rumani. Nuk qëndronin gjatë – pas një muaji u nisën përsëri për në Brazil”

Снимка

Pastaj korrespondenca me jashtë u ndërpre sërish. Lidhjet me të afërmit në Amerikën Jugore u rivendosën mezi pas ndryshimeve demokratike. Gjatë takimeve të profesorit Çervenkov me bullgarët nga Besarabia në Brazil ata tregonin interes të veçantë për jetën bashkëkohore në fshatrat e Besarabisë. Për fat të keq bullgarët e rinj me prejardhje nga Besarabia kanë humbur kujtesën e tyre historike:

Kohët e fundit të rinjtë interesohen për rrënjët e tyre bullgare. Gjejnë dokumente të stërgjyshërve të tyre, shohin emrat e vendeve nga kanë ardhur paraardhësit tyre dhe ka raste, në të cilat në vend të fshatit Golica të Moldavisë, shkojnë në fshatin Golica të Bullgarisë, ku askush askush nuk ka dëgjuar për bullgarë, të ikur për në Brazil” – tregon profesori Çervenkov.

Снимка

Ai sqaroi se pas ardhjes së tyre në Brazil shumë prindër insistonin që fëmijët e tyre flitnin vetëm në gjuhën portugeze – për të adaptuar më lehtë. “Shpesh mendojmë se pushteti lokal pengon komunitetet e vogla ta mbrojnë kujtesën e tyre historike, por arsyet për këtë janë të ndryshme”, tha ai dhe vazhdoi:

Takimi ynë i parë me bullgarët e Besarabisë ishte në festën e 22-të me radhë të imigrantëve në Sao Paolo, ku jetojnë më shumë trashëgimtarë të të shpërngulurve nga Besarabia. Atje u kushtohet vëmendje të veçantë popujve, të cilët janë bërë pjesë e popullit të shtetit. Çdo vit atje zhvillohen festivale të pakicave kombëtare  dhe në to marrin pjesë përfaqësuesit e 50 grupeve etnike.”

Снимка

Fillimisht, pas mbërritjes së tyre Brazil bullgarët e Besarabisë bashkohen me organizata të ndryshme sllave apo shoqata të ndryshme fetare. Shoqata kulturore e bullgarëve të Besarabisë është krijuar në vitin 1956 dhe ajo funksionon gjer më sot. Shumë prej të shpërngulurve në fjalë bëhen baptistë, por shumica janë të krishterë ortodoksë.

Ndryshe nga popujtë e tjerë në Brazil, bullgarët nuk kanë krijuar kisha të veta. Ishim në një kishë ruse – “Trinia e Shenjtë”, pjesa më e madhe e së cilës, sipas kujtimeve të bullgarëve, është ndërtuar nga bullgarët.- rrëfeu profesori Çervenkov. Pak nga pak ajo bëhet ruse, por nuk është njohur zyrtarisht nga kisha ruse. Prifti i saj Anatolij Petrenko është nga Kishinevi i Moldavisë. Atë e frekuentojnë edhe bullgarë, por nuk janë shumë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv dhe arkiv personal

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени