Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një platformë arsimore bullgare u dallua në Panairin e Librit në Frankfurt

Panairi i Librit në Frankfurt
Foto: ЕPА/BGNES

Me vendosjen e masave të reja kundër Covid-19 në vendin tonë, sistemi arsimor bullgar po përballet sërish me sfidat e pandemisë. Dhe në sfondin e pakënaqësisë së pamëshirshme të prindërve për mësimin në distancë të nxënësve në shumë vendbanime në vend dhe të frikësimetve të mësuesve, një platformë arsimore bullgare online ishte e dalluar me çmimin e posaçëm  të jurisë në konkursin “Materialet më të mira arsimore në Evropë” (BELMA - Best European Learning Materials Awards)  për vitin 2021, në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Çmimi u dha si për platformën e zhvilluar E-prosveta ashtu edhe për iniciativën "Të mësojmë online me një mësues".  Që të dyja janë vepër e një ekipi nga Grupi i Botimit ”Prosveta”  dhe paraqiten sikurse në një hap me kohën në muajt e parë nga  ardhja e pandemisë në Bullgari përpara afro dy vjetëve. 

“Vet platforma përmban resurse jashtëzakonisht të shumta dhe të ndryshme për nga lloji dhe cilësia, të cilat i ndihmojnë fëmijët gjatë përvetësimit të materialit mësimor.  Në platformë ka shumë filma në video, 3D animime, mësime shumë të shkurtra, të punuara prej redaktorëve, të cilët përbëjnë një sintezë të mësimeve nga një libër i caktuar. Mes tyre ka dhe teste, me anë të të cilëve fëmija mund të kuptojë se derisa ka përvetësuar materialin mësimor. Nëse nuk e përballon dot situatën, ai merr udhëzime se në cilin vend në libër të kthehet, të lexojë përsëri, që të zgjidhë testin me sukses” - sqaron Kina Andreeva,  drejtoreshë e grupit botues “Prosveta”. 

Kina Andreeva

Ajo saktëson se e gjithë përmbajtja në platformë është e përshtatur me kërkesat dhe planin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës së Bullgarisë, por ajo mund të përdoret dhe nga bullgarët jashtë kufirit, të cilët duan të mësojnë gjuhën dhe historinë e tyre amtare. 

Librat tanë për bullgarët jashtë shtetit në gjuhën bullgare dhe në letërsi, në histori dhe qytetërim , në gjeografi dhe ekonomi  po kështu janë të ngjitura në platformë dhe ndaj tyre ka resurse jashtëzakonisht interaktive.”

Dhe nëse deri përpara dy vjetëve flisnim sesi mësimdhënia në klasat bullgare duhej të ishte më interaktive, në hap me teknologjitë e reja dhe kohën, sot sikurse me frikë dhe tmerr po e përmendim online versionin e mësimeve të përditshme të fëmijëve tanë. A e shikojnë ndryshe situatën profesionalistët në këtë fushë?

“Nuk do të mundohesha të tregoja pluse në situatën prej 2 vjetëve të fundit. Natyrisht që arsimi në distancë është i rëndë si për nxënësit dhe për mësuesit, ashtu dhe për prindërit. Unë do të doja që sa më shpejtë të kthehemi ndaj mësimit normal në shkollë, ku mësuesit dhe nxënësit bashkëveprojnë dhe përballen njëri me tjetrin, kurse efekti i mësimdhënies është shumë më i mirë. Por, pavarësisht nga vështirësitë, një zgjidhje ka gjithmonë. Tamam vjet, kur u nevojit  mbyllja e parë në vend, ne filluam iniciativën “"Të mësojmë online me një mësues" për mësime në video, në mënyrë që të ndihmojmë fëmijët, të cilët jo gjithmonë mund të përvetësojnë të gjithë materialin. Ndaj momentit kemi rreth 1600 video-mësime në disiplinat e ndryshme dhe nga klasat e ndryshme, të cilat me të vërtetë mund t'i ndihmojnë nxënësit të mos mbeten mbrapa në material”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR, E-prosveta



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD