Me vendosjen e masave të reja kundër Covid-19 në vendin tonë, sistemi arsimor bullgar po përballet sërish me sfidat e pandemisë. Dhe në sfondin e pakënaqësisë së pamëshirshme të prindërve për mësimin në distancë të nxënësve në shumë vendbanime në vend dhe të frikësimetve të mësuesve, një platformë arsimore bullgare online ishte e dalluar me çmimin e posaçëm të jurisë në konkursin “Materialet më të mira arsimore në Evropë” (BELMA - Best European Learning Materials Awards) për vitin 2021, në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Çmimi u dha si për platformën e zhvilluar E-prosveta ashtu edhe për iniciativën "Të mësojmë online me një mësues". Që të dyja janë vepër e një ekipi nga Grupi i Botimit ”Prosveta” dhe paraqiten sikurse në një hap me kohën në muajt e parë nga ardhja e pandemisë në Bullgari përpara afro dy vjetëve.
“Vet platforma përmban resurse jashtëzakonisht të shumta dhe të ndryshme për nga lloji dhe cilësia, të cilat i ndihmojnë fëmijët gjatë përvetësimit të materialit mësimor. Në platformë ka shumë filma në video, 3D animime, mësime shumë të shkurtra, të punuara prej redaktorëve, të cilët përbëjnë një sintezë të mësimeve nga një libër i caktuar. Mes tyre ka dhe teste, me anë të të cilëve fëmija mund të kuptojë se derisa ka përvetësuar materialin mësimor. Nëse nuk e përballon dot situatën, ai merr udhëzime se në cilin vend në libër të kthehet, të lexojë përsëri, që të zgjidhë testin me sukses” - sqaron Kina Andreeva, drejtoreshë e grupit botues “Prosveta”.
Ajo saktëson se e gjithë përmbajtja në platformë është e përshtatur me kërkesat dhe planin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës së Bullgarisë, por ajo mund të përdoret dhe nga bullgarët jashtë kufirit, të cilët duan të mësojnë gjuhën dhe historinë e tyre amtare.
Librat tanë për bullgarët jashtë shtetit në gjuhën bullgare dhe në letërsi, në histori dhe qytetërim , në gjeografi dhe ekonomi po kështu janë të ngjitura në platformë dhe ndaj tyre ka resurse jashtëzakonisht interaktive.”
Dhe nëse deri përpara dy vjetëve flisnim sesi mësimdhënia në klasat bullgare duhej të ishte më interaktive, në hap me teknologjitë e reja dhe kohën, sot sikurse me frikë dhe tmerr po e përmendim online versionin e mësimeve të përditshme të fëmijëve tanë. A e shikojnë ndryshe situatën profesionalistët në këtë fushë?
“Nuk do të mundohesha të tregoja pluse në situatën prej 2 vjetëve të fundit. Natyrisht që arsimi në distancë është i rëndë si për nxënësit dhe për mësuesit, ashtu dhe për prindërit. Unë do të doja që sa më shpejtë të kthehemi ndaj mësimit normal në shkollë, ku mësuesit dhe nxënësit bashkëveprojnë dhe përballen njëri me tjetrin, kurse efekti i mësimdhënies është shumë më i mirë. Por, pavarësisht nga vështirësitë, një zgjidhje ka gjithmonë. Tamam vjet, kur u nevojit mbyllja e parë në vend, ne filluam iniciativën “"Të mësojmë online me një mësues" për mësime në video, në mënyrë që të ndihmojmë fëmijët, të cilët jo gjithmonë mund të përvetësojnë të gjithë materialin. Ndaj momentit kemi rreth 1600 video-mësime në disiplinat e ndryshme dhe nga klasat e ndryshme, të cilat me të vërtetë mund t'i ndihmojnë nxënësit të mos mbeten mbrapa në material”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BNR, E-prosveta
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..
Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..
Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...
Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të..
Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje..
"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë..