Pandemia ka zvogëluar 7 herë paratë që bullgarët jashtë vendit u dërgojnë të afërmve të tyre në Bullgari. Për 7 muajt e parë të vitit 2021, ata kanë transferuar vetëm 98 milionë euro, sipas Bankës Popullore Bullgare. Për krahasim, në vitin 2019 bullgarët jashtë vendit dërguan mbi 1 miliard euro në atdheun e tyre – një shumë-rekord. Bullgarët që punojnë në Amerikë, Gjermani dhe Spanjë u kanë dërguar më shumë para të afërmve të tyre.
"Paratë e emigrantëve janë të ardhura plotësuese për shumë familje, veçanërisht për më të varfrit. Shpesh ato shpenzohen për ushqim, karburant dhe blerjen e pajisjeve të vogla. Tkurrja e tyre gjatë krizës nuk është aq një goditje ndaj sistemit në ekonomi, sa në buxhetet e familjeve ", komentoi për Radio Bllagoevgrad Adrian Nikollov nga Instituti për Ekonominë e Tregut.Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..