Pandemia ka zvogëluar 7 herë paratë që bullgarët jashtë vendit u dërgojnë të afërmve të tyre në Bullgari. Për 7 muajt e parë të vitit 2021, ata kanë transferuar vetëm 98 milionë euro, sipas Bankës Popullore Bullgare. Për krahasim, në vitin 2019 bullgarët jashtë vendit dërguan mbi 1 miliard euro në atdheun e tyre – një shumë-rekord. Bullgarët që punojnë në Amerikë, Gjermani dhe Spanjë u kanë dërguar më shumë para të afërmve të tyre.
"Paratë e emigrantëve janë të ardhura plotësuese për shumë familje, veçanërisht për më të varfrit. Shpesh ato shpenzohen për ushqim, karburant dhe blerjen e pajisjeve të vogla. Tkurrja e tyre gjatë krizës nuk është aq një goditje ndaj sistemit në ekonomi, sa në buxhetet e familjeve ", komentoi për Radio Bllagoevgrad Adrian Nikollov nga Instituti për Ekonominë e Tregut.Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..
Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..
Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..
Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është..