Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo test i pestë për Covid-19 është pozitiv

Foto: arkiv

3469 janë të infektuar rishtas me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. 87.6për qind e tyre janë të pavaksinuar. 19.3 për qind e 17 981 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Rritja e përqindjes së të sapo infektuarve në krahasim me të martën është 4.3 për qind. Për ditën e dytë me radhë, të infektuarit e rinj janë mbi 3450.

Numri i pacientëve të regjistruar aktivë tejkaloi 54 000. Numri i pacientëve të shtruar gjithashtu u rrit në 5 646. Ka 485 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 787 të sapo pranuar në spitale, 91.49 për qind nuk ​​kanë vaksina.

93 persona me Covid-19 të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 91.4 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar. 1169 veta u shëruan.

7669 vaksina u dhanë të martën. Janë 1 369 817 persona me imunizim të plotë. Me dozën e tretë tashmë janë 5669 persona.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Heqja e vizave për SHBA-në është ndër prioritetet e qeverisë

Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..

botuar më 25-02-13 4.49.MD

Rritja e çmimit shtesë të produkteve të qumështit në Bullgari kalon 100%

Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..

botuar më 25-02-13 10.33.PD

Rinovimi i aeroportit “Graf Ignatievo” do të kushtojë mbi 110 milionë euro

Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht.  Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..

botuar më 25-02-13 10.14.PD