3469 janë të infektuar rishtas me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. 87.6për qind e tyre janë të pavaksinuar. 19.3 për qind e 17 981 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Rritja e përqindjes së të sapo infektuarve në krahasim me të martën është 4.3 për qind. Për ditën e dytë me radhë, të infektuarit e rinj janë mbi 3450.
Numri i pacientëve të regjistruar aktivë tejkaloi 54 000. Numri i pacientëve të shtruar gjithashtu u rrit në 5 646. Ka 485 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 787 të sapo pranuar në spitale, 91.49 për qind nuk kanë vaksina.
93 persona me Covid-19 të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 91.4 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar. 1169 veta u shëruan.
7669 vaksina u dhanë të martën. Janë 1 369 817 persona me imunizim të plotë. Me dozën e tretë tashmë janë 5669 persona.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..