Këngëtarja Lluna Jordanova dorëzoi sot dokumente për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale. Kandidatura e saj u ngrit nga një Komitet i Iniciatiës, transmetoi reporterja e BNR Maria Fileva. Jordanova nuk deklaroi se kush do të kandidojë për nënpresident bashkë me të, por tha se "surpriza do të jetë e këndshme".
"Gjithçka është një shfaqje. Vetë jeta është një shfaqje. Mos e merrni veten kaq seriozisht sepse ne nuk e dimë nesër. Mos prisni që unë të flas politikisht. Mos prisni premtime nga unë. Është një injorancë të premtosh pa e ditur nëse nesër do të jesh i gjallë. Jeta është një moment dhe unë dua t’i jap vetes këtë kënaqësi që të shkoj dhe të votoj për veten time ”, tha këngëtarja pop-folk.
Përveç Lluna, deri më tani kanë shfaqur dëshirë për të kandiduar për president gazetarja Cveta Kirillova, Aleksandër Tomov – lider i partisë "Socialdemokracia bullgare - Euro e Majta", Kostadin Kostadinov - udhëheqës i partisë nacionaliste "Vëazrazhdane". Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) njoftuan se do të mbështesin presidentin aktual Rumen Radev. GERB - SDS, DPS dhe "Bullgaria Demokratike" thanë se do të shpallin kandidatë të tyre, emrat e të cilëve tani për tani nuk i kemi mësuar.Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..