Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja Lluna iu bashkua garës për president

Lluna Jordanova
Foto: BGNES

Këngëtarja Lluna Jordanova dorëzoi sot dokumente për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale. Kandidatura e saj u ngrit nga një Komitet i Iniciatiës, transmetoi reporterja e BNR Maria Fileva. Jordanova nuk deklaroi se kush do të kandidojë për nënpresident bashkë me të, por tha se "surpriza do të jetë e këndshme".

"Gjithçka është një shfaqje. Vetë jeta është një shfaqje. Mos e merrni veten kaq seriozisht sepse ne nuk e dimë nesër. Mos prisni që unë të flas politikisht. Mos prisni premtime nga unë. Është një injorancë të premtosh pa e ditur nëse nesër do të jesh i gjallë. Jeta është një moment dhe unë dua t’i jap vetes këtë kënaqësi që të shkoj dhe të votoj për veten time ”, tha këngëtarja pop-folk.

Përveç Lluna, deri më tani kanë shfaqur dëshirë për të kandiduar për president gazetarja Cveta Kirillova, Aleksandër Tomov – lider i partisë "Socialdemokracia bullgare - Euro e Majta", Kostadin Kostadinov - udhëheqës i partisë nacionaliste "Vëazrazhdane". Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) njoftuan se do të mbështesin presidentin aktual Rumen Radev. GERB - SDS, DPS dhe "Bullgaria Demokratike" thanë se do të shpallin kandidatë të tyre, emrat e të cilëve tani për tani nuk i kemi mësuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD