Më 22 shtator 1908 Bullgaria u rishfaq në hartën e botës pas zgjedhës osmane pesëshekullore. Çlirimi i vendit erdhi më 3 mars 1878, pas përfundimit të Luftës Ruso-Turke, por njohja e Pavarësisë së tij ishte një proces i gjatë për të cilin punuan të gjitha qeveritë e Bullgarisë pas Çlirimit. Falë Traktatit të Berlinit të korrikut 1878, Principata e Bullgarisë u bë vasale e Perandorisë Osmane dhe princi - një vasal i suzerenit. Bullgaria ishte ende e varur ligjërisht. Nuk kishte të drejtën të lidhte marrëveshje ndërkombëtare.
Në vazhdim të 30 viteve kërkoheshin rrethana të favorshme ndërkombëtare për përballimin e këtyre klauzolave ligjore në dëm të Bullgarisë, thotë historiani Akad. Georgi Markov. Një moment i tillë ndodhi në verën e vitit 1908, kur u zhvillua Revolucioni Xhonturk në Perandorinë Osmane. Bullgaria, e përfaqësuar nga kryeministri Aleksandër Malinov, vendosi të përfitojë nga kriza ballkanike.
Kështu, në këtë ditë në vitin 1908, Princi Ferdinand shpalli Bullgarinë një mbretëri të pavarur bullgare. Kjo ndodhi në kryeqytetin e vjetër bullgar Tërnovo me një manifest të shkruar nga Kryeministri Aleksandër Malinov dhe lexuar nga Ferdinand nën harkun e kishës “Dyzet martirët e shenjtë”. Pastaj dokumenti u lexua përsëri nga Aleksandër Malinov, jashtë, para njerëzve. Ky akt në fakt refuzoi lidhjet e fundit vasale me Perandorinë Osmane.
Pas negociatave të vështira më 6 prill 1909, Pavarësia e Bullgarisë u njoh zyrtarisht nga Porta e Lartë.
22 shtatori u shpall festë zyrtare me një vendim të Kuvendit Popullor nga data 10 shtator 1998.Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..