Më 22 shtator 1908 Bullgaria u rishfaq në hartën e botës pas zgjedhës osmane pesëshekullore. Çlirimi i vendit erdhi më 3 mars 1878, pas përfundimit të Luftës Ruso-Turke, por njohja e Pavarësisë së tij ishte një proces i gjatë për të cilin punuan të gjitha qeveritë e Bullgarisë pas Çlirimit. Falë Traktatit të Berlinit të korrikut 1878, Principata e Bullgarisë u bë vasale e Perandorisë Osmane dhe princi - një vasal i suzerenit. Bullgaria ishte ende e varur ligjërisht. Nuk kishte të drejtën të lidhte marrëveshje ndërkombëtare.
Në vazhdim të 30 viteve kërkoheshin rrethana të favorshme ndërkombëtare për përballimin e këtyre klauzolave ligjore në dëm të Bullgarisë, thotë historiani Akad. Georgi Markov. Një moment i tillë ndodhi në verën e vitit 1908, kur u zhvillua Revolucioni Xhonturk në Perandorinë Osmane. Bullgaria, e përfaqësuar nga kryeministri Aleksandër Malinov, vendosi të përfitojë nga kriza ballkanike.
Kështu, në këtë ditë në vitin 1908, Princi Ferdinand shpalli Bullgarinë një mbretëri të pavarur bullgare. Kjo ndodhi në kryeqytetin e vjetër bullgar Tërnovo me një manifest të shkruar nga Kryeministri Aleksandër Malinov dhe lexuar nga Ferdinand nën harkun e kishës “Dyzet martirët e shenjtë”. Pastaj dokumenti u lexua përsëri nga Aleksandër Malinov, jashtë, para njerëzve. Ky akt në fakt refuzoi lidhjet e fundit vasale me Perandorinë Osmane.
Pas negociatave të vështira më 6 prill 1909, Pavarësia e Bullgarisë u njoh zyrtarisht nga Porta e Lartë.
22 shtatori u shpall festë zyrtare me një vendim të Kuvendit Popullor nga data 10 shtator 1998.Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..