Më 22 shtator 1908 Bullgaria u rishfaq në hartën e botës pas zgjedhës osmane pesëshekullore. Çlirimi i vendit erdhi më 3 mars 1878, pas përfundimit të Luftës Ruso-Turke, por njohja e Pavarësisë së tij ishte një proces i gjatë për të cilin punuan të gjitha qeveritë e Bullgarisë pas Çlirimit. Falë Traktatit të Berlinit të korrikut 1878, Principata e Bullgarisë u bë vasale e Perandorisë Osmane dhe princi - një vasal i suzerenit. Bullgaria ishte ende e varur ligjërisht. Nuk kishte të drejtën të lidhte marrëveshje ndërkombëtare.
Në vazhdim të 30 viteve kërkoheshin rrethana të favorshme ndërkombëtare për përballimin e këtyre klauzolave ligjore në dëm të Bullgarisë, thotë historiani Akad. Georgi Markov. Një moment i tillë ndodhi në verën e vitit 1908, kur u zhvillua Revolucioni Xhonturk në Perandorinë Osmane. Bullgaria, e përfaqësuar nga kryeministri Aleksandër Malinov, vendosi të përfitojë nga kriza ballkanike.
Kështu, në këtë ditë në vitin 1908, Princi Ferdinand shpalli Bullgarinë një mbretëri të pavarur bullgare. Kjo ndodhi në kryeqytetin e vjetër bullgar Tërnovo me një manifest të shkruar nga Kryeministri Aleksandër Malinov dhe lexuar nga Ferdinand nën harkun e kishës “Dyzet martirët e shenjtë”. Pastaj dokumenti u lexua përsëri nga Aleksandër Malinov, jashtë, para njerëzve. Ky akt në fakt refuzoi lidhjet e fundit vasale me Perandorinë Osmane.
Pas negociatave të vështira më 6 prill 1909, Pavarësia e Bullgarisë u njoh zyrtarisht nga Porta e Lartë.
22 shtatori u shpall festë zyrtare me një vendim të Kuvendit Popullor nga data 10 shtator 1998.Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë..