Për herë të parë në kuadrin e një viti bullgarët do të votojnë herën e tretë me radhë për një parlament të ri. Kjo imponohet pasi Legjislaturat e 45-të dhe 46-të të Kuvendit Popullor nuk arritën të formojnë një qeveri të rregullt. Paaftësia e formacioneve të deritanishme politike, me pozita mbi boshtin e kushtëzuar “parti të protestës” dhe “parti të status quo-së”, për të formuar një koalicion qeverisës, u bë shkak për krijimin e një lojtari të ri politik. Formacioni rreth ish ministrave të përkohshëm të financave dhe të ekonomisë Asen Vasilev dhe Kirill Petkov shkon në zgjedhjet më 14 nëntor me deklaratën, se ata janë gati të marrin kryqin e rëndë dhe të formojnë një qeveri koalicioni të ndryshimit në Kuvendin e ri Popullor.
Mbetet e paqartë nëse partia e radhës e “shpëtimtarëve” në politikën bullgare do të mbetet vetëm një projekt dhe pas përmbushjes së misionit të vet do të mbledhë flamujt apo ka në të vërtetë plane afatgjata. Të flasësh për “ndryshimin” është e zakonshme për çdo protagonist politik, por nuk zbulon nëse të diplomuarit e Harvardit do të ndjekin politikën e majtë apo të djathtë. Ata me siguri do të mbështeten në popullizmin e sprovuar, pasi sipas fjalëve të Kirill Petkov ata “besojnë në mjetet e krahut të djathtë me të cilat arrihen qëllimet e krahut të majtë”. Në drejtim të popullizmit të së majtë, formacioni i ri do të përpiqet të tërheqë votuesit e hidhur nga BSP dhe koalicioni “Ngrihu BG! Ne po vijmë”. Si një ish-bashkëthemelues i “Po, Bullgaria”, Kirill Petkov pret të marrë vota nga “Bullgaria Demokratike”, dhe pse jo nga të zhgënjyerit nga partitë qendrore populliste si “Ka një popull të tillë” dhe GERB. Por këto janë vetëm hipoteza, përgjigjet e të cilave do t’i mësojmë më 14 nëntor.
Është domethënëse se të ashtuquajturat “parti të protestës” demonstrojnë prirje të zhvillojnë dialog me forcën e re politike. “Ka një popull të tillë” nuk shqetësohet për shfaqjen e një subjekti të ri politik, tha zëvendës kryetari i partisë Filip Stanev. Është tepër herët të flitet për partneritet, por shfaqja e një subjekti të ri politik është pozitive, sepse ofron “diçka ndryshe nga status quo-së”, tha Stanev.
“Ne nuk kemi asgjë për t’u shqetësuar. Në se do të shfaqen projekte të tjera politike të cilat të punojnë në po këtë drejtim – të zgjerojnë periferinë e zgjedhësve të cilët mbështesin kauzat tona, ky mund të jetë vetëm një lajm i mirë për ne” – tha bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov.
“Ne nuk jemi aspak të shqetësuar për një projekt të tillë. Për ne kjo është një përpjekje e Rumen Radevit të pastrojë terrenin nga partitë e dështuara të protestës dhe t’i zëvendësojë ato me një formacion të ri, i cili eventualisht të përpiqet të bëjë atë të cilën ata nuk arritën të bëjnë”, komentoi Toma Bikov nga GERB.
Lidhur me rolin e presidencës prapa subjektit të ri politik, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë , Mustafa Karadajë tha: “Ne jemi ende një republikë parlamentare. Pluralizmi mbrohet nga Kushtetuta dhe Ligji për Partitë Politike.”
Deri më tani, vetëm BSP u ankua jo zyrtarisht se në provincë ka përpjekje për të tërhequr strukturat dhe personelin e tyre në formacionin e ri.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, BGNES
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..