Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partitë po i fshehin kandidatët e tyre presidencial nga frika e komprometimit

Tani për tani Rumen Radevi duket pa alternativë për një mandat të dytë

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev shpalli gjatë ditëve të pushimit se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare do të zhvillohen njëkohësisht më 14 nëntor. Pavarësisht se deri në datën e shpallur mbeten vetëm 2 muaj, lojtarët kryesorë politikë akoma po presin për të hedhur dritë mbi kandidaturat e tyre për president. Shpjegimi i mundshëm për kujdesin e tyre është frika nga një luftë komprometuese. 

Rumen Radev

Tani për tani është e qartë se presidenti Rumen Radev do të kandidojë për mandat të dytë dhe se pas tij qëndrojnë Partia Socialiste Bullgare, “Ka një popull të tillë” dhe “Ngrihu, BG! Ne po vijmë!” Ai gjithashtu mori një mbështetje nga ministri i ekonomisë në detyrë Krill Petkov, i cili ka të ngjarë të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme me një projekt të tij politik. Sidoqoftë, pas kandidaturës së kreut aktual të shtetit nuk do të qëndrojë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, për shkak të pyetjes drejtuar liderit të partisë Mustafa Karadajë se cili është atdheu i tij. “Ne dhamë kontributin tonë që Rumen Radevi të zgjidhet për president, tani do të japim kontributin tonë modest që ai të mos të zgjidhet përsëri”, qe kategorik përpara Televizionit Kombëtar Bullgar deputeti Jordan Conev. 

Lideri i partisë GERB Bojko Borisov shprehu pozitën se varianti më i mirë për një udhëheqës të ri të shtetit është të ngrihet një kandidat i përbashkët i djathtë. 

“Nuk mendoj se Bojko Birisovi do të jetë kandidati i partisë GERB për president - komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare deputeti nga partia e ish drejtuesve Toma Bikov. Partia GERB do të emërojë një kandidat bazuar në një koncept dhe profili i tij duhet të jetë e një personi i cili është i aftë të jetë në qendrën e dialogut politik, të fillojë të rikthejë rolin e presidencës si një hapësirë në të cilën kundërshtarët më të ashpër politik të mund të ulen në një tryezë të përbashkët dhe të arrijnë pajtim mbi çështjet kryesore: të bëjë hapat e para për të dalë nga kriza politike". 

Toma Bikov

Një kusht i rëndësishëm është po kështu që kandidat-presidenti i partisë GERB të mund të bashkojë që të gjithë të cilët nuk e pëlqejnë Rumen Radevin i cili ka aspirata për një mandat të dytë. Dhe pavarësish se nga partia të mos të përmendin emra, Toma Bikov mbolli një intrigë politike, duke përmendur si një variant të mundshëm ish presidentin e partnerit të tij të koalicionit Bashkimi i Forcave Demokratike Petër Stojanov. “Ai është një nga figurat pozitive gjatë 30 vjetëve të fundit, ai është dhe presidenti më i suksesshëm i Bullgarisë. Ai e nxori vendin nga pragu i luftës civile, dhe në sajë të kësaj tani Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s”, theksoi deputeti. 

Lojtari tjetër politik i cili mund të sfidoje kandidaturën pa alternativë deri në këtë moment të Rumen Radevit është koalicioni i cili po fiton mbështetje “Bullgaria Demokratike” - tanimë një forcë e dytë në fuqi sipas një sondazhi të fundit sociologjik. Por, gjithsesi akoma nuk është e qartë nëse ajo do të propozojë një kandidat të saj, apo do të mbështesë dikë. Përpara Radios Kombëtare Bullgare, deputeti Ivajllo Mirçev deklaroi se pengesa kryesore përpara bashkimit në këto zgjedhje do të jetë mangësia e fondeve për shkak të katër fushatave zgjedhore brenda një viti.  

Ivajllo Mirçev

“Për ne do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme financiare, sepse zgjedhjet kërkojnë para - shtoi ai. Dhe pavarësisht se në zgjedhjet e fundit parlamentare mundëm të grumbullojmë një përkrahje serioze, do të jetë mjaft e vështirë në këtë fushatë. Kështu që, organet kolektive të partisë do të vendosin në ditët në vijim se kush do të jetë kandidati ynë për president, nëse do të ketë të tillë dhe si do t'i qasemi fushatës në përgjithësi."

Dhe derisa forcat bazë politike po mendojnë momentin më të përshtatshëm për shpalljen e kandidaturave të tyre, disa emra u paraqitën në skenën politike - të Aleksandër Tomovit nga partia e vogël “Social Demokracia Bullgare - Euro e majta”, e gazetares Cveta Kirillova, e cila hyn në garë me ambicien të realizojë fjalët e profeteshës Vanga, se një grua bionde do ta ndryshojë Bullgarinë, të sportistit të arteve marciale të përziera dhe President i Federatës së Arteve Marciale - Stanisllav Nedkov-Stëki. 

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistave të programit “Horizont” të BNR me Toma Bikovin dhe Ivajllo Mirçevin/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: BGNES, Ani Petrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD