Presidenti Rumen Radev shpalli gjatë ditëve të pushimit se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare do të zhvillohen njëkohësisht më 14 nëntor. Pavarësisht se deri në datën e shpallur mbeten vetëm 2 muaj, lojtarët kryesorë politikë akoma po presin për të hedhur dritë mbi kandidaturat e tyre për president. Shpjegimi i mundshëm për kujdesin e tyre është frika nga një luftë komprometuese.
Tani për tani është e qartë se presidenti Rumen Radev do të kandidojë për mandat të dytë dhe se pas tij qëndrojnë Partia Socialiste Bullgare, “Ka një popull të tillë” dhe “Ngrihu, BG! Ne po vijmë!” Ai gjithashtu mori një mbështetje nga ministri i ekonomisë në detyrë Krill Petkov, i cili ka të ngjarë të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme me një projekt të tij politik. Sidoqoftë, pas kandidaturës së kreut aktual të shtetit nuk do të qëndrojë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, për shkak të pyetjes drejtuar liderit të partisë Mustafa Karadajë se cili është atdheu i tij. “Ne dhamë kontributin tonë që Rumen Radevi të zgjidhet për president, tani do të japim kontributin tonë modest që ai të mos të zgjidhet përsëri”, qe kategorik përpara Televizionit Kombëtar Bullgar deputeti Jordan Conev.
Lideri i partisë GERB Bojko Borisov shprehu pozitën se varianti më i mirë për një udhëheqës të ri të shtetit është të ngrihet një kandidat i përbashkët i djathtë.
“Nuk mendoj se Bojko Birisovi do të jetë kandidati i partisë GERB për president - komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare deputeti nga partia e ish drejtuesve Toma Bikov. Partia GERB do të emërojë një kandidat bazuar në një koncept dhe profili i tij duhet të jetë e një personi i cili është i aftë të jetë në qendrën e dialogut politik, të fillojë të rikthejë rolin e presidencës si një hapësirë në të cilën kundërshtarët më të ashpër politik të mund të ulen në një tryezë të përbashkët dhe të arrijnë pajtim mbi çështjet kryesore: të bëjë hapat e para për të dalë nga kriza politike".
Një kusht i rëndësishëm është po kështu që kandidat-presidenti i partisë GERB të mund të bashkojë që të gjithë të cilët nuk e pëlqejnë Rumen Radevin i cili ka aspirata për një mandat të dytë. Dhe pavarësish se nga partia të mos të përmendin emra, Toma Bikov mbolli një intrigë politike, duke përmendur si një variant të mundshëm ish presidentin e partnerit të tij të koalicionit Bashkimi i Forcave Demokratike Petër Stojanov. “Ai është një nga figurat pozitive gjatë 30 vjetëve të fundit, ai është dhe presidenti më i suksesshëm i Bullgarisë. Ai e nxori vendin nga pragu i luftës civile, dhe në sajë të kësaj tani Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s”, theksoi deputeti.
Lojtari tjetër politik i cili mund të sfidoje kandidaturën pa alternativë deri në këtë moment të Rumen Radevit është koalicioni i cili po fiton mbështetje “Bullgaria Demokratike” - tanimë një forcë e dytë në fuqi sipas një sondazhi të fundit sociologjik. Por, gjithsesi akoma nuk është e qartë nëse ajo do të propozojë një kandidat të saj, apo do të mbështesë dikë. Përpara Radios Kombëtare Bullgare, deputeti Ivajllo Mirçev deklaroi se pengesa kryesore përpara bashkimit në këto zgjedhje do të jetë mangësia e fondeve për shkak të katër fushatave zgjedhore brenda një viti.
“Për ne do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme financiare, sepse zgjedhjet kërkojnë para - shtoi ai. Dhe pavarësisht se në zgjedhjet e fundit parlamentare mundëm të grumbullojmë një përkrahje serioze, do të jetë mjaft e vështirë në këtë fushatë. Kështu që, organet kolektive të partisë do të vendosin në ditët në vijim se kush do të jetë kandidati ynë për president, nëse do të ketë të tillë dhe si do t'i qasemi fushatës në përgjithësi."
Dhe derisa forcat bazë politike po mendojnë momentin më të përshtatshëm për shpalljen e kandidaturave të tyre, disa emra u paraqitën në skenën politike - të Aleksandër Tomovit nga partia e vogël “Social Demokracia Bullgare - Euro e majta”, e gazetares Cveta Kirillova, e cila hyn në garë me ambicien të realizojë fjalët e profeteshës Vanga, se një grua bionde do ta ndryshojë Bullgarinë, të sportistit të arteve marciale të përziera dhe President i Federatës së Arteve Marciale - Stanisllav Nedkov-Stëki.
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistave të programit “Horizont” të BNR me Toma Bikovin dhe Ivajllo Mirçevin/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Ani PetrovaNjë tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..