Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP kthen mandatin më 7 shtator

Kornelija Ninova
Foto: BGNES

Partia Socialiste Bullgare /BSP/ do ta kthejë mandatin për të formuar një qeveri të martën (7 shtator). Kjo u vendos nga Këshilli Kombëtar i Socialistëve pas një mbledhjeje tre orëshe. U vendos që partia të mos emërojë një kryeministër.

BSP mori një mandat të tretë nga Presidenti Rumen Radev në fund të javës së kaluar. Atëherë liderja socialiste Kornelija Ninova tha se ata do të bëjnë çdo përpjekje për të formuar një kabinet të rregullt me ​​shumicën në parlament.

Më herët sot kryetarja e parlamentit Iva Miteva caktoi një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor për datën 7 shtator, kurd do të votohet në lexim të dytë azhurnimi i buxheteve të Arkës Shëndetësore dhe të Sigurimit Shoqëror Shtetëror.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD