Partia Socialiste Bullgare /BSP/ do ta kthejë mandatin për të formuar një qeveri të martën (7 shtator). Kjo u vendos nga Këshilli Kombëtar i Socialistëve pas një mbledhjeje tre orëshe. U vendos që partia të mos emërojë një kryeministër.
BSP mori një mandat të tretë nga Presidenti Rumen Radev në fund të javës së kaluar. Atëherë liderja socialiste Kornelija Ninova tha se ata do të bëjnë çdo përpjekje për të formuar një kabinet të rregullt me shumicën në parlament.
Më herët sot kryetarja e parlamentit Iva Miteva caktoi një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor për datën 7 shtator, kurd do të votohet në lexim të dytë azhurnimi i buxheteve të Arkës Shëndetësore dhe të Sigurimit Shoqëror Shtetëror.
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..