Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për vizitë në Muzeun Etnografik dhe Arkeologjik në qytetin Ellhovo

Foto: ilovebulgaria.eu

I krijuar gjatë vitit 1958, Muzeu Etnografik dhe Arkeologjik në qytetin Ellhovo tërheq turistë me disa ekspozitat e përhershme, të vendosura në godina të ndryshme. Mes tyre është ekspozita, e cila ka ruajtur trashëgiminë e pasur etnografike të këtij rajoni juglindor të vendit. Është paraqitur dhe shumëllojshmëria e veshjes së gruas në krahinën e qytetit Ellhovo - një nga veshjet me më shumë ngjyra dhe me qëndisje më të larmishme nëpër tokat tona, një krenari e vërtetë për banorët vendas.  

Jo më pak emocionues është dhe takimi me thesaret e paçmuara arkeologjike, të zbuluar në Bullgarinë Juglindore dhe përgjatë lumit Tunxha. Një interes të veçantë shkakton një shufër tepër e veçantë bakri.  

“Ajo është nga periudha e epokës së vonë prej bronzi (shekulli i 14-12 përpara lindjes së Krishtit) - tregon në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kuratorja kryesore e muzeut në qytetin Ellhovo, Dobrinka Kostova. Shufra është në formën e lëkurës së kaut të shtrirë. Ajo është e përsosur dhe e ruajtur shumë mirë. Tek ne janë gjendur akoma tri artefakte të ngjashme, por në ndryshim të tjerave, shufra nga Ellhovo, në mënyrë të përsosur ka ruajtur formën e vet. Është përdorur për këmbim si një njësi para monedhave. Kjo shufër prej bakri shpesh herë prezantohet në ekspozita ndërkombëtare, por tani ndodhet në Ellhovo, bashkë me gjetje të tjera tepër të veçanta.” 

Mes gjetjeve të reja është dhe një kuti me instrumente mjekësore, e cila do të eksponohet në Institutin Kombëtar Arkeologjik me një Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. 

“Instrumentet e dikurshme kanë pothuajse të njëjtën pamje si ato modernet-sqaron kuratorja. - Janë të punuara prej bronzi dhe kanë shërbyer për pastrimin e plagëve dhe për manipulime të ndryshme. Njohuritë për anatominë e njeriut datojnë akoma nga lindja e historisë njerëzore. Pak nga pak njerëzit kanë filluar të punojnë instrumente, të përdorin kurat natyrale, kurse më vonë dhe elementet e ndryshme kimike. Kutia mjekësore në fjalë është zbuluar gjatë vitit 2008 në  një varrim në fshatin Borisovo, rrethi i qytetit Ellhovo.” 

Në Ellhovo, qyteti i lindjes i aktorit Vellko Kënev, do të zbuloni dhe një sallë të posaçme e cila i përkushtohet aktorit. Sipas zonjës Kostova, kjo është ekspozita e vetme e përhershme, e krijuar në qytetin e lindjes së këtij artisti bullgar. Koleksioni i muzeut na jep mundësi të hedhim një vështrim në jetën e krijuesit të njohur, të dashur prej brezave të ndryshëm bullgarësh, dhe të rikujtojmë rolet e tij të shkëlqyera.  

Në mesin e muajit shtator, tregon akoma Dobrinka Kostova, Muzeu Etnografik-Arkeologjik do të jetë mikpritës i një ekspozite të përkohshme, e cila prezanton gjetje, të zbuluara gjatë gërmimeve të qytezës trako-romake në fshatin Strojno

Përpiloi: Joan Kolev 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: ilovebulgaria.eu




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD