I krijuar gjatë vitit 1958, Muzeu Etnografik dhe Arkeologjik në qytetin Ellhovo tërheq turistë me disa ekspozitat e përhershme, të vendosura në godina të ndryshme. Mes tyre është ekspozita, e cila ka ruajtur trashëgiminë e pasur etnografike të këtij rajoni juglindor të vendit. Është paraqitur dhe shumëllojshmëria e veshjes së gruas në krahinën e qytetit Ellhovo - një nga veshjet me më shumë ngjyra dhe me qëndisje më të larmishme nëpër tokat tona, një krenari e vërtetë për banorët vendas.
Jo më pak emocionues është dhe takimi me thesaret e paçmuara arkeologjike, të zbuluar në Bullgarinë Juglindore dhe përgjatë lumit Tunxha. Një interes të veçantë shkakton një shufër tepër e veçantë bakri.
“Ajo është nga periudha e epokës së vonë prej bronzi (shekulli i 14-12 përpara lindjes së Krishtit) - tregon në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kuratorja kryesore e muzeut në qytetin Ellhovo, Dobrinka Kostova. Shufra është në formën e lëkurës së kaut të shtrirë. Ajo është e përsosur dhe e ruajtur shumë mirë. Tek ne janë gjendur akoma tri artefakte të ngjashme, por në ndryshim të tjerave, shufra nga Ellhovo, në mënyrë të përsosur ka ruajtur formën e vet. Është përdorur për këmbim si një njësi para monedhave. Kjo shufër prej bakri shpesh herë prezantohet në ekspozita ndërkombëtare, por tani ndodhet në Ellhovo, bashkë me gjetje të tjera tepër të veçanta.”
Mes gjetjeve të reja është dhe një kuti me instrumente mjekësore, e cila do të eksponohet në Institutin Kombëtar Arkeologjik me një Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Instrumentet e dikurshme kanë pothuajse të njëjtën pamje si ato modernet-sqaron kuratorja. - Janë të punuara prej bronzi dhe kanë shërbyer për pastrimin e plagëve dhe për manipulime të ndryshme. Njohuritë për anatominë e njeriut datojnë akoma nga lindja e historisë njerëzore. Pak nga pak njerëzit kanë filluar të punojnë instrumente, të përdorin kurat natyrale, kurse më vonë dhe elementet e ndryshme kimike. Kutia mjekësore në fjalë është zbuluar gjatë vitit 2008 në një varrim në fshatin Borisovo, rrethi i qytetit Ellhovo.”
Në Ellhovo, qyteti i lindjes i aktorit Vellko Kënev, do të zbuloni dhe një sallë të posaçme e cila i përkushtohet aktorit. Sipas zonjës Kostova, kjo është ekspozita e vetme e përhershme, e krijuar në qytetin e lindjes së këtij artisti bullgar. Koleksioni i muzeut na jep mundësi të hedhim një vështrim në jetën e krijuesit të njohur, të dashur prej brezave të ndryshëm bullgarësh, dhe të rikujtojmë rolet e tij të shkëlqyera.
Në mesin e muajit shtator, tregon akoma Dobrinka Kostova, Muzeu Etnografik-Arkeologjik do të jetë mikpritës i një ekspozite të përkohshme, e cila prezanton gjetje, të zbuluara gjatë gërmimeve të qytezës trako-romake në fshatin Strojno.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: ilovebulgaria.eu
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..