Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev ishte mysafir i komunitetit bullgar në qytetin e Bollgradit të rajonit të Odesës, ku u hapën zyrtarisht ngjarjet jubile me rastin e 200 vjetorit të qytetit.
Në përshëndetjen e tij, ministër Stoev theksoi vendin e veçantë të Bollgradit në historinë bullgare dhe vlerësoi lart frymën e fortë të bullgarëve etnikë, të cilët kanë mësuar të vlerësojnë unitetin dhe miqësinë, duke jetuar në harmoni me grupet e tjera etnike në Ukrainë.
Ministri ynë i Jashtëm u mirëprit sipas traditës së vjetër bullgare me bukë dhe kripë në Gjimnazin historik Bullgar “G.S. Rakovski” , ku u takua me kryebashkiakun Sergej Dimitriev dhe përfaqësues të shoqatave bullgare në Ukrainë. Guvernatori i rajonit Odesa Sergej Grineveckij gjithashtu mori pjesë në takim.
Ukraina është shtëpia e komunitetit më të madh historik bullgar jashtë vendit. Rreth 200 000 bullgarë jetojnë në vend, sipas Ministrisë së Jashtme Bullgare. Në Bollgrad ka një qendër për kulturën bullgare, e cila po punon për kauzën e Bullgarisë tashmë dy dekada. Qendra disponon gjithashtu një bibliotekë bullgare dhe atje përgatiten studentë kandidatë për universitetet bullgare.
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..