Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Gjimnazi bullgar në Bollgrad feston 160 vjet nga krijimi i vet

БНР Новини

Ideja për krijimin e shkollës së mesme bullgare në Besarabi është e ukrainasit Jurij Venelin. Ai është një përkrahës i flaktë i gjuhës bullgare, i cili gjatë vitit 1832 propozoi që në Bollgrad të hapet Shkolla Qendrore dhe Muzeu Kombëtar Bullgar. Ideja u zhvillua që gjatë vitit 1858, kur sulltani turk emëroi për sundimtar të Moldavisë princin Nikolla Konaki-Bogoridi – stërnip i rilindësit të madh bullgar Sofronij Vraçanski. Pasi një delegacion nga kolonitë bullgare i paraqiti atij një peticion për hapjen e shkollës, Bogoridi lëshoi një dekret  për krijimin e saj, në të cilin me hollësi u përshkruan statuti dhe parimet e financimit dhe të drejtimit të gjimnazit në Bollgrad “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”. Një ndihmë të konsiderueshme për hapjen e gjimnazit të parë bullgar dha dhe revolucionari bullgar Gjeorgji Rakovski, i cili njihej me princin që prej shumë kohe dhe mbërriti në Moldavi që ta lusë Bogoridin të lejojë hapjen e një shtypshkronje bullgare aty.

Gjimnazi në Bollgrad kthehet në institucionin e parë arsimues dhe kulturor të madh bullgar përpara Çlirimit të Bullgarisë gjatë vitit 1878. Programet e para mësimore përfshijnë studimin e frëngjishtes, latinishtes, gjermanishtes, sllavishtes, bullgarishtes dhe rumanishtes. Mësohet histori, matematikë, pikturim, astronomi e të tjera. Si drejtor i parë është emëruar Sava Raduev. Në bazë të vullnetit të themeluesve, mësimdhënia në disiplinat e ndryshme bëhet në gjuhën bullgare. Gjatë vitit 1999 gjimnazi i Bollgradit mori emrin e revolucionarit të madh Gjeorgji Sava Rakovski - një veprimtar i shquar i lëvizjes nacionalçlirimtare bullgare.

Ky gjimnaz luan një rol të madh në zhvillimin e vetëdijes kombëtare mes bullgarëve besarabë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19. Këtu është edukuar dhe arsimuar një plejadë e tërë nga inteligjenca e bullgarëve besarabë e cila ia ka kushtuar jetën ndërtimit të Bullgarisë së çliruar, mes të cilëve janë: akademiku Aleksandër Teodorov-Ballan – rektori i parë i Universitetit të Sofjes, gjeneralët Danaill Nikollaev dhe Gjeorgji Todorov, ministrat Dimitër Agura /i arsimit/, Ivan Sallabashev /i financistëve/, Gjeorgji Zgurev dhe Jov Titorov /i drejtësisë/, Dimitër Grekov dhe Aleksandër Malinov /kryeministra të Bullgarisë/ si dhe veprimtarë të tjerë, emrat e të cilëve janë të regjistruara me germa të arta në faqet e historisë bullgare.

Снимка

Në ditët e sotme gjimnazi është një nga shkollat më prestigjioze në Ukrainën Jugore, në të cilën në mënyrë të thelluar mësohen gjuha bullgare dhe letërsia bullgare, historia dhe kultura e popullit bullgar. Në sajë të rilindjes së traditave popullore bullgare si dhe të festave, shkolla gjithnjë e më shumë afirmohet si një qendër kulturore dhe shpirtërore e përhapjes së gjuhës bullgare në Besarabi.

Снимка

Sot në gjimnaz mësojnë mbi 430 nxënës. Sivjet, gjimnazi i remontuar  “G.S. Rakovski”  priti 60 nxënës të klasës së parë. Çdo një dhomë e shkollës është e pajisur me mjete teknike. Në dispozicion të fëmijëve janë fjalorë të ndryshëm, harta gjeografike, komplete për mësimin e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit, figura gjeometrike e shumë të tjera. Në gjimnaz është krijuar dhe një kabinet i ri për arsim të distancuar.

Përpiloi: Desisllava Semkovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: blgari.eu, trassae95.com dhe arkiv personal

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна