Më 24 gusht do të jetë me diell në të gjithë vendin. Pasdite mbi Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në vende të izoluara do të bjerë shi për një kohë të shkurtër. Do të fryjë një erë e lehtë lindore. Temperaturat ditore do të rriten edhe pak dhe maksimumi do të arrijë në 31-36 gradë. Presioni atmosferik do të bjerë pak dhe do të jetë pak më i ulët se mesatarja për muajin. Një erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindje do të fryjë mbi bregdetin e Detit të Zi. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 28-30 gradë, ndërsa ato të ujit të detit - rreth 26 gradë.
Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë. Pasdite mbi malet e Bullgarisë Perëndimore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në vende të izoluara do të bjerë shi për një kohë të shkurtër. Do të fryjë erë mesatare nga lindja -verilindje, në pjesët e larta - nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 24 gradë, në 2000 m - rreth 17 gradë.Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..