Në korrik, numri i vizitorëve të huaj në objektet dhe ekspozitat e Muzeut Historik Rajonal të Veliko Tërnovos u rrit me 47.31%, njoftoi bashkia e qytetit.
Këtë verë shumica e mysafirëve të huaj në kryeqytetin e vjetër janë nga Franca, Rusia, Gjermania dhe Polonia. Pavarësisht krizës së koronavirusit, restorantet dhe hotelet janë plotë mysafirë. Gati 20 000 turistë vizituan kështjellën mesjetare “Carevec”, 6 000 prej tyre të huaj, vë në dukje bashkia.
Një prej vendeve më të dashura për shëtitje është rruga piktoreske "Gurko" me një pamje të bukur drejt lumit Jantra. Shumë i gjallëruar është edhe Pazari “Samovodska” me punëtoritë e tij të shumta artizanale, ku mjeshtrit demonstrojnë live zanate të lashta të trashëguara brez pas brezi, të cilat po praktikohen edhe sot e kësaj dite.
Kisha mesjetare "40 Martirët e Shenjtë”, e ndërtuar dhe pikturuar për nder të fitores së Mbretit Ivan Asen II mbi despotin e Epirit Theodore Comnenus në vitin 1230, është ndër vendet më të vizituara.
Në vapën e verës jeta kulturore në Veliko Tërnovo është në kulmin e vet - ekspozita, koncerte, premiera dhe të gjitha llojet e ngjarjeve në natyrë tërheqin vëmendjen e publikut.
Aktualisht qyteti është mikpritës i Festivalit Ndërkombëtar "Vera, Kukulla dhe Miq" 2021 me pjesëmarrjen e aktorëve nga Estonia, Rusia dhe Bullgaria. Ata i paraqesin veprat e tyre skenike në skenën e “Verës së Artit” në Parkun “Asenevci”. Veselin Vasilev, themeluesi i festivalit, komentoi për programin "Hristo Botev" të Radios Kombëtare Bullgare:
“Spektatorët më të vegjël të festivalit tonë shijojnë shfaqje të mrekullueshme kukullash, të cilat i prezantojmë çdo fundjavë që nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit. Këto janë shfaqje të zgjedhura nga repertori i shumë teatrove shtetërorë të kukullave, të trupave të pavarura teatrore, si dhe të teatrove të huaj.”
Një prej atraksioneve më të mëdha në kryeqytetin e vjetër bullgar është shfaqja audio-vizuale "Tingulli dhe drita", krijuar në vitin 1985 nga një ekip bullgaro-çekosllovak. Më 21 dhe 28 gusht, shouja-emblemë do të mund të shihet falas nga Sheshi “Car Asen” /“Mbreti Asen”/.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Veneta Nikollova, Ani Petrova
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..