Kufizimet mund të merren javën e ardhshme për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, tha Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov për bTV. Brenda pak ditësh pothuajse i gjithë vendi pritet të hyjë në zonën me ngjyrë portokalli të sëmundshmërisë së Covid-19. Me rëndësi, sipas ministrit, është nëse do të jemi në gjendje të sigurojmë shtretër të mjaftueshëm spitalorë. Aktualisht, numri i të shtruarve në spital është 2001 me një kapacitet prej 2500 shtretërish, pa ndikuar në ndonjë lloj trajtimi tjetër. “Ajo që është shqetësuese për ekspertët është numri në rritje i njerëzve të infektuar”, tha Dr. Stojço Kacarov, duke shtuar se masat e para duhet të ndikojnë në kufizimin e tubimeve masive. Parashikohet mundësia që për njerëzit e vaksinuar të mos ketë kufizime.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..