Secili e di subjektin e një përralle si “Borëbardha dhe shtatë xhuxhet” për shembull. Por a keni menduar për historinë personale të secilit prej personazheve në të, çfarë emocionesh ndiejnë, pse janë të tillë siç janë? Përgjigjen e këtyre pyetjeve gjejmë në librin e debutimit të artistes dhe shkrimtare të re Mira Koteva “Përrallë me Mirën”. Në të çdo fëmijë e rritur do të zbulojë një lexim alternativ prej artisti të përrallave klasike “Mjekra blu”, “Hirushja”, “Sirena e vogël”, “Borëbardha dhe shtatë xhuxhet”, “Rumpelstilskin” dhe “E Bukura dhe Bisha”.
“Zgjodha ndër përrallët e mia më të preferuara nga fëmijëria” – tregon artistja. Por si çdo histori e mirë, edhe ajo e Mira Kotevës duhet ta nisim nga fillimi. Ajo lindi në qytetin e Bullgarisë Jugperëndimore – Bllagoevgrad. Në vitin 2011 ajo shkoi për të mësuar “Teatër dhe Përformans” në Universitetin Hëll /Kingston upon Hull/, në Anglinë Veriore. Pasi mbaroi studimet në 2014 u transferua për banim në Londër, ku gjatë dy viteve të mëpasshme bëri hapat e parë në kinemanë me metrazh të shkurtër.
“Doli shumë interesante sepse pikërisht kur mbërrita në Londër u njoh krejt rastësisht me një grup njerëzish të bashkuar nën emrin “Le të bëjmë një skenë”. Fillimisht këta ishin 10 veta, të cilëve u bashkove edhe unë, por me kalimin e kohës u bashkuan edhe shumë të tjerë, ndër ta kishte profesionistë, amatorë, artistë nga mbarë bota të orientuar te eksperimentet, por të gjithë ne kishim një pasion të madh për kinemanë dhe artin. Ishte një mjedis i mrekullueshëm. Filluam që çdo javë të xhirojmë nga një film me metrazh të shkurtër, gjë e cila ishte jashtëzakonisht e dobishme për mua, sepse luaja shumë role të ndryshme. Nuk kisha shumë kohë për të përgatitur gjë e cila gjithashtu ishte e mrekullueshme, sepse pata mundësinë të mësoj të punoj më shpejtë dhe nën presion.”
Në Londër në grupin artistik Mira u njoh me regjisorin Jarosllav Gogollin, i cili më vonë e ftoi për të marrë pjesë në filmin e tij “Kishte një kohë në Helouuin” (Once Upon A Time On All Hallows’ Eve). Për rolin në të ajo mori çmimin për artisten më të mirë në festivalin „Virgin Spring“ Në Kollkata /Kolkata/, të Indisë (2018) dhe nominimin për “Yllin më të mirë në agim” të festivalit të kinemasë me metrazh të shkurtër „Seoul Webfest”, Seul të Koresë së Jugut në vitin 2020.
Sidoqoftë, pa marrë parasysh sa mundësi të mira ofron kryeqyteti anglez, në dimrin e vitit 2016 Mira vendosi se dëshironte të kthehej në shtëpi, në Bullgari.
“Thjeshtë kisha një nevojë të brendshme për tu rikthyer. Mendoj, se Bullgaria ofron mundësi të shumta për të bërë kinema të mirë moderne.”
Thotë se është e kënaqur me zgjedhjen e vet, sepse sot bënë gjithçka që e pëlqen – të luajë dhe të shkruajë. Vitin e kaluar arriti të përfundojë skenarin e saj të parë të një filmi me metrazh të shkurtër të cilin e xhiroi gjatë gushtit 2020. “Nuk e di nëse do të kisha këtë mundësi nëse do të mbetesha në Angli” – pranon ajo. Në dhjetor po këtë vit lindi edhe projekti i saj “Përralla me Mira”
“Tregoj gjashtë përralla të njohura mirë, por i rikrijoj me ndjeshmëri. Thënë me fjalë të tjera po flas për personazhet kryesore për emocionet e tyre, si ata shohin gjërat, pse bëjnë atë të cilën e bëjnë. E vë pikëpamjen time të aktrimit në përrallë.”
Kështu Mira e kthen tregimet klasike në histori për fëmijë më të rritur, për adoleshentë, sepse në to trajtohen shumë tema jetike. “Si tema për xhelozinë, për dashurinë, për dëshirën, për arritjen e qëllimeve dhe për këtë se cili është çmimi për këtë”, thekson në përfundim Mira Koteva.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..