Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Cvetozar Tomov komentoi se komisioni nuk mund të parandalonte sabotimin institucional të zgjedhjeve të ardhshme. "Do të ketë përpjekje për sabotim në komisionet sektoriale të zgjedhjeve, do të ketë edhe në komisionet zgjedhore të rretheve. Ka përpjekje të tilla në vetë KQZ. Kjo është situata në të cilën ne po i organizojmë këto zgjedhje. Nuk është aspak e lehtë."
Ajo që tha Tomov në konferencën e rregullt të KQZ-së provokoi një reagim të mprehtë nga komisionerët e GERB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Ata i kërkuan zëdhënësit të specifikojë se kur ai flet nga një pozicion personal dhe partiak dhe kur në emër të institucionit. Debatet vazhduan me mikrofona të fikur dhe konferenca për shtyp u ndërpre.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..