Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grindje në KQZ gjatë një konference zyrtare për shtyp

Cvetozar Tomov
Foto: BGNES

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Cvetozar Tomov komentoi se komisioni nuk mund të parandalonte sabotimin institucional të zgjedhjeve të ardhshme. "Do të ketë përpjekje për sabotim në komisionet sektoriale të zgjedhjeve, do të ketë edhe në komisionet zgjedhore të rretheve. Ka përpjekje të tilla në vetë KQZ. Kjo është situata në të cilën ne po i organizojmë këto zgjedhje. Nuk është aspak e lehtë."

Ajo që tha Tomov në konferencën e rregullt të KQZ-së provokoi një reagim të mprehtë nga komisionerët e GERB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Ata i kërkuan zëdhënësit të specifikojë se kur ai flet nga një pozicion personal dhe partiak dhe kur në emër të institucionit. Debatet vazhduan me mikrofona të fikur dhe konferenca për shtyp u ndërpre.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilija Prodanov

Praktikat e padrejta tregtare janë arsyeja e çmimeve të larta të ushqimeve

Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..

botuar më 25-02-21 10.41.PD

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD