Zyra e Prokurorisë njoftoi se do të marrë masa kundër të gjitha personave të sanksionuar nga SHBA-ja. Prokuroria e shtetit njoftoi se edhe para vendosjes së sanksioneve sipas ligjit global "Magnitski", ishin sjellë në gjykatë Petër Harallampiev dhe Krasimir Tomov nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe ish Zëvendës Ministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev, ndërsa Vasill Bozhkov është nën hetim. Është e qartë nga njoftimi se tani objekt i inspektimit do të jetë Deljan Peevski - ish-deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), dhe nënkryetari i Byrosë së Kontrollit të Mjeteve të Specializuara të Inteligjencës Illko Zheljazkov, njoftoi reporterja e BNR-së Sillvija Velikova.
Dje në mbrëmje Departamenti i Shtetit i SHBA-së akuzoi për korrupsion tre bullgarë dhe 64 persona të lidhur me ta. Më vonë u bë e qartë se ka akoma tre bullgarë të sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të veprimeve të korrupsionit - ish Zëvendës Ministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev dhe ish Kryetari, si dhe ish Sekretari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë Shtetit, Petër Harallampiev dhe Krasimir Tomov. Harallampiev dhe Tomov janë akuzuar në Bullgari për shitje të pasaportave bullgare.Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..