Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

DPS solidarizohet me biznesmenin e sanksionuar Deljan Peevski

Deljan Peevski
Снимка: BGNES

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – DPS pret fakte dhe prova që motivuan institucionet e SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj biznesmenit Deljan Peevski. "Deri atëherë, mbetemi në solidaritet me pozicionin personal të z. Peevski”, theksohet në pozitën e DPS mbi sanksionet e “Ligjit Magnitsky”. Ish-deputeti i DPS Peevski informoi avokatët e tij në Shtetet e Bashkuara se ai do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore kundër aktit të autoriteteve amerikane.

Oligarku tjetër i sanksionuar Vasill Bozhkov falënderoi Shtetet e Bashkuara në Facebook për vëmendjen ndaj sinjalit të tij për mashtrim dhe zhvatje nga ish kryeministri Bojko Borisov dhe ish ministri i financave Vlladisllav Goranov. Bozhkov, i cili është nën hetim për 19 akuza, nuk komentoi mbi sanksionet e vendosura ndaj tij dhe 58 organizatave dhe ndërmarrjeve në lidhje me biznesin e tij, duke përfshirë partinë “Vera Bullgare”.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени