Si ndikon stresi mbi sistemin tonë imun? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e kërkon doktoresha Maria Ivanovska, e cila përpara ditëve të numëruara u vlerësua me çmimin më prestigjioz për shkencë në vendin tonë – Çmimin e Madh “Pitagor” për një shkencëtar të ri. Çmimi vjetor jepet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shkencës.
Maria Ivanovska ka lindur në qytetin verior maqedonas Kumanovo, por që nga viti 2006 jeton në qytetin Plovdiv, ku përfundon mjekësi dhe aktualisht punon në Katedrën e Mikrobiologjisë dhe të Imunologjisë pranë Universitetit Mjekësor. Orientohet drejt imunologjisë, sepse është një shkencë e cila përparon shumë shpejt. Në vazhdim të katër vjetëve ajo studion reaktivitetin imunologjik në stresin akut dhe kronik dhe kjo bëhet temë e disertacionit të saj.
“Mundëm të përgatisim një algoritëm të sjelljes në stresin akut dhe kronik, që gjen përdorim në studimin jo vetëm të këtyre grupeve, por dhe të njerëzve me sëmundje të shkaktuara nga stresi si çrregullime ankthi dhe depresion - tregon përpara Radios Kombëtare Bullgare - Plovdiv doktoresha Maria Ivanivska për punën e saj në laborator. Gjërat të cilat i bëjmë, janë shumë komplekse dhe nuk është thjesht një studim i sistemit imun. Fillohet me kontrollimin e gjendjes psiko-emocionale, me 14 pyetje të Koenit për vlerësimin e gjendjes së stresit - si ne e perceptojmë dhe vlerësojnë nëse jemi në gjendje stresi. Pas kësaj studiohen treguesit, të cilët përfshijnë hormone që lidhen me receptorët e qelizave imune - kortizoli, norepinefrina, adrenalina, dopamina, T qelizat të cilat u bënë të njohur rreth Covid pandemisë, dhe shumë parametra të tjera. Shpresoj që në të ardhme të zgjerojmë këtë studim.”
Për qëllimet e saj shkencore, doktoresha Maria Ivanovska studion 82 veta, të shpërndarë në 3 grupe. Në grupin e parë gjenden ata të cilët praktikojnë jogë, për të cilët mendohet se janë në një ekuilibër perfekt dhe nuk e perceptojnë stresin si njerëzit e tjerë. Derisa në dy grupet e tjera janë shpërndarë studentë në sesionin e provimeve, si dhe mjekë dhe përfaqësues të profesioneve të tjera stresuese.
“Kishte raste të njerëzve të cilët pohonin se, gjenden në gjendje stresi nga periudha më e gjatë - për shembull më shumë se katër javë - thotë doktoresha Maria Ivanovska. Në fund doli se, ata janë në një ekuilibër ideal. Me fjalë të tjera jo çdo njeri mundet të gjykojë mirë nëse është nën stres. Në fakt del se, më shpesh njerëzit, të cilët e pohojnë këtë, nuk kanë ndryshim në sistemin imun. Derisa tek të tjerët saktësohet e kundërta - sa më shumë heshtim, kaq ndryshime më të konsiderueshme dalin në pah.”
Sipas shkencëtares së re i ashtuquajturi stres i mirë na bën më kompetent, derisa ai i keq ndikon mbi sistemin tonë imun dhe mund të dobësojë imunitetin tonë. Doktoresha Maria Ivanovska jep shembull me intervistën në radio, që për të përbën një stres të mprehtë. Dhe nëse kjo rastis çdo ditë, në fund të fundit do të çojë deri në ndryshime në sistemin imun dhe do të sëmuret më shpesh.
“Ëndrrat realizohen”, tha doktoresha Maria Ivanovska në ceremoninë me rastin e çmimeve shkencore “Pitagor”. Dhe drejtoi apel që njerëzit e rinj të merren me shkencë, duke ndjekur ëndrrën e saj të realizuar.
Përpiloi: Diana Cankova/ Në bazë të intervistës së Elena Krushkovës BNR-Plovdiv)
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: RKB-Plovdiv dhe arkiv
Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..
Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..
Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..