Rreth 20% e njerëzve nuk do të jenë në gjendje të shërbejnë huat e tyre pas skadimit të moratoriumit mbi to. Kjo u njoftua gjatë forumit "Zhurma e Parave" nga Rajna Mitkova - Presidente e Asociacionit të Kolektorëve. Me lehtësimin e masave dhe avancimin e vaksinimit kundër Covid-19 shumë njerëz do të duan të fillojnë të harxhojnë më shumë, si më parë, por është mirë të jemi të kujdesshëm me financat tona personale, paralajmëroi Mitkova para korrespodentes së BNR-së Marta Mlladenova.
"Në të njëjtën kohë, paratë tona po zhvlerësohen për shkak të inflacionit dhe normave negative të interesit," shtoi eksperti i tregjeve të kapitalit Anton Panajotov, i cili rekomandoi që kursimet të investohen në aktive të ndryshme pas konsiltimeve me specialistëve përkatës.Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..