Rreth 20% e njerëzve nuk do të jenë në gjendje të shërbejnë huat e tyre pas skadimit të moratoriumit mbi to. Kjo u njoftua gjatë forumit "Zhurma e Parave" nga Rajna Mitkova - Presidente e Asociacionit të Kolektorëve. Me lehtësimin e masave dhe avancimin e vaksinimit kundër Covid-19 shumë njerëz do të duan të fillojnë të harxhojnë më shumë, si më parë, por është mirë të jemi të kujdesshëm me financat tona personale, paralajmëroi Mitkova para korrespodentes së BNR-së Marta Mlladenova.
"Në të njëjtën kohë, paratë tona po zhvlerësohen për shkak të inflacionit dhe normave negative të interesit," shtoi eksperti i tregjeve të kapitalit Anton Panajotov, i cili rekomandoi që kursimet të investohen në aktive të ndryshme pas konsiltimeve me specialistëve përkatës.Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..