Përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së u diskutua në Sofje nga Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi. Vizita e Mazit është pjesë e turneut të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare, ku ai paraqet përparimin e vendit të tij.
Zef Mazi vuri në dukje se Shqipëria është përqendruar seriozisht në reformat e kërkuara nga BE, falënderoi për mbështetjen e Bullgarisë dhe shprehu dëshirën e vendit të tij për të mësuar nga përvoja bullgare. Ai theksoi se mbështetja për anëtarësimin në BE ndër qytetarët shqiptarë është 92% dhe çdo vonesë e mëtejshme do të çojë në lodhje. Shqipëria pret një perspektivë të qartë dhe shpreson se do ta marrë atë në qershor në Këshillin Evropian.
Në takim u shqyrtuan edhe të drejtat e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. Mazi siguroi Nënpresidenten se pritet miratimi i 4 akteve të tjera nënligjore nga gjithsej 12 nga legjislacioni sekondar i Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, i miratuar në 2017, përfshirë këtu dhe ato të minoritetit bullgar.
Temë e bisedës ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. U shpreh njëzëri pozita se problemet duhet të zgjidhen përmes negociatave midis dy vendeve, dhe jo nëpërmjet ndërmjetësuesve evropianë.
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..