Përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së u diskutua në Sofje nga Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi. Vizita e Mazit është pjesë e turneut të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare, ku ai paraqet përparimin e vendit të tij.
Zef Mazi vuri në dukje se Shqipëria është përqendruar seriozisht në reformat e kërkuara nga BE, falënderoi për mbështetjen e Bullgarisë dhe shprehu dëshirën e vendit të tij për të mësuar nga përvoja bullgare. Ai theksoi se mbështetja për anëtarësimin në BE ndër qytetarët shqiptarë është 92% dhe çdo vonesë e mëtejshme do të çojë në lodhje. Shqipëria pret një perspektivë të qartë dhe shpreson se do ta marrë atë në qershor në Këshillin Evropian.
Në takim u shqyrtuan edhe të drejtat e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. Mazi siguroi Nënpresidenten se pritet miratimi i 4 akteve të tjera nënligjore nga gjithsej 12 nga legjislacioni sekondar i Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, i miratuar në 2017, përfshirë këtu dhe ato të minoritetit bullgar.
Temë e bisedës ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. U shpreh njëzëri pozita se problemet duhet të zgjidhen përmes negociatave midis dy vendeve, dhe jo nëpërmjet ndërmjetësuesve evropianë.
Studentët serbë protestues do të përshkojnë me biçikletë 1300 km deri në Strasburg Një grup prej 80 studentësh dhe persona të tjerë nga katër universitetet në Serbi - në Novi Sad, Beograd, Nish dhe Kragujevac, duke marrë pjesë në protestat e..
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..
Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit..