Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në vigjilje të 24 majit

Një koncert me kauzë bashkon artistë bullgarë nga tetë shtete

"Fluturimi i kulturës bullgare nëpër botë" do të mbledhë talente muzikore bullgare nga disa shtete. Ngjarja është planifikuar për 23 majin në orën 6 pasdite, kohë bullgare, në prag të festës më të dashur nga bullgarët - Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit dhe e kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave.

"Më 24 maj ne festojmë bukurinë e gjuhës sonë dhe fluturimin e kulturës amtare në të gjithë botën. Sot bota është lehtësisht e arritshme, botëkuptimi njerëzor është i gjerë dhe prania jonë në botë na jep mundësinë të jemi një lloj ambasadorësh të gjuhës dhe kulturës bullgare ", thanë organizatorët e aktivitetit.  Kjo është arsyeja se pse ata kanë ftuar në programin e festave "si bullgarë të talentuar, kështu dhe njerëz që kujdesen për ruajtjen dhe përhapjen e famës se folklorit, teatrit, poezisë dhe prozës sonë në tërë botën".

Kallojan Bukovski

Me interpretime dhe mesazhe muzikore do të përfshihen dhe muzikanti, aktori dhe këngëtari i njohur bullgar Dobrin Vekillov-Doni, saksofonisti Vlladimir Kërparov nga Gjermania, Kristina Zheçkova – bullgare besarabe, e lindur në Ukrainë, harpistja Cvetelina Likova dhe të tjerë. Kallojan Bukovski nga Londra na tregoi më shumë për kauzën që i bashkon:

"Ngjarja zgjat dy javë, në kuadrin e të cilave do të jetë aktive edhe fushata bamirëse që po mbështesim. Kauza është e Fondacionit “Së bashku në klasë”, e cila synon të krijojë një metodologji arsimore falas për fëmijët dygjuhësh. Këtu përfshihen si fëmijët në Bullgari, gjuha amtare e të cilëve nuk është bullgarishtja, ashtu dhe fëmijët bullgarë jashtë vendit që rriten në një mjedis ku flitet në gjuhë të huaj. Duke pasur parasysh se ka mbi 2 milion bullgarë në mbarë botën - emigrantë ose pjesë e komuniteteve historike, unë mendoj se këto instrumente arsimore që mund të përshtaten me mjedisin përkatës kulturor dhe arsimor do të përhapen gjithnjë e më shumë".

Projekti i fondacionit "Së bashku në klasë" realizohet në bazën e një tjetri, zbatuar në kuadër të programit Erasmus + i cili synon krijimin e materialeve në ndihmë të mësimit ë gjuhës bullgare në klasën e parë. Qëllimi i kësaj fushate bamirëse është që të bashkëpunojë në përgatitjen e materialeve që mbështesin arsimin e klasës së dytë. Ato do të përfshijnë një sistem lojërash gjuhësore, të kombinuara me udhëzime të hollësishme për zbatimin e tyre, të ilustruara mjaftueshëm dhe me materiale shtesë audio dhe video.

Për ta mbështetur këtë kauzë, koncerti "Fluturimi i kulturës bullgare nëpër botë" do të përfshijë bullgarë nga 12 qytete në 8 vende të tre kontinenteve, vuri në dukje organizatori Kallojan Bukovski. Ai vetë punon si analist në sektorin financiar, por kjo nuk e ndalon për të zhvilluar një veprimtari aktive shoqërore. Si drejtor i një platforme për artin dhe shkencën për bullgarët në territorin e Britanisë së Madhe - "Bullgarët e kohës së re", ai organizoi shumë ngjarje që synonin bashkimin e komunitetit bullgar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ne meritojmë të kemi disa ditë në vit për të kujtuar se sa të vlefshëm jemi për botën," tha Kallojan Bukovski me rastin e Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij - 24 maj, një festë unike e cila nderon arsimin, kulturën dhe shkrimin sllav .

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bgnovovreme.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD