“Fali ata, Zot, sepse nuk dinë se çfarë janë duke bërë!”- me këto fjalë Jezu Krishti u jep falje torturuesve të vet, duke shëlbuar mëkatet e njerëzimit me Kryqëzimin e Tij. Në vend të mallkimit, ai drejton një lutje të sinqertë për falje dhe jep shembull për dashurinë e tij të madhe dhe të pa kushtëzuar ndaj njerëzve, duke iu hapur rrugën drejt Shpëtimit.
Vetëm deri përpara një viti jeta jonë ndiqte ecurinë e vet të natyrshme midis kujdeseve të përditshme të jetës dhe synimit drejt gëzimeve njerëzore. Sidoqoftë, kriza e pandemisë ndryshojë në mënyrë dramatike qëndrimet tona, për të na bërë të rimendojmë vlerat e vërteta të jetës. Cili është bilanci dhe nëse arritëm që të gjejmë mësimin?
“Jeta njerëzore, nga dita e lindjes deri në ditën e vdekjes sonë, është plotë peripeci - shënon ati Vasilij Sarjan nga kisha e kryeqytetit “Shpërfytyrimi i Zotit”. Fakti, se në këtë moment po zhvillohet një histeri globale, nuk do të thotë se, diçka e veçantë dhe e ndryshme po i rastis çdo një njeriu përditë. Çdo një kalon përmes një lloji katarsisi në jetën e vet - dhe familjar, dhe personal, dhe shoqëror, dhe financiar, dhe politik, dhe profesional. Ne vazhdimisht jemi në një luftë për mbijetesë, për vetëruajtje, për t’i dhënë kuptim jetës. Kur ndodh ndonjë goditje e tillë masive, na vjen pak më shumë, sepse mjaft shumë gjëra kemi mbi kokë.”
Sipas fjalëve të atit Vasilij, problemi është tek ekspozimi i tepërt dhe nëse njeriu mundet të shkund psikozën do të shikojë se gjërat nuk janë dhe kaq tragjike. Është me rëndësi të dimë se, çdo gjë bëhet me mendimin dhe ndihmën e Zotit. “Ashtu siç thotë Krishti dhe një fije floku nuk bie nga koka jonë pa vullnetin e Zotit”, rikujton prifti.
“Sipas meje mësimi është për ata, të cilët nuk besojnë - nënvizon ati Vasilij dhe shton: Shpëtimi i shpirtit nuk është në mënyrën letargjike të jetës. Ai arrihet me shumë punë dhe mundim, me shumë dhimbje, luftë me ne vetë dhe demonët tanë, mëkatet dhe sprovat tona por dhe me botën rreth nesh. Ata që duhet të vijnë në vete janë hezituesit dhe jobesimtarët - ata duhet të shikojnë çudirat dhe t’i mendojnë. Në një moment të tillë të një katarsisi përcaktohet me saktësi se kush çfarë njeriu është dhe njeriu tregon fytyrën e tij të vërtetë. Në një gjendje të zakonshme, hipokrizia është kudo. Në këto momente shikojmë se kush është një besimtar i vërtetë dhe kush nuk është. Kurse vet Kryqëzimi i Krishtit është ajo ditë heshtjeje, në të cilën i gjithë njerëzimi rimendon se çfarë do të thotë që Zoti të vijë në tokë, të jetojë midis nesh, të lajë mëkatet tona me gjakun, të cilin e derdhi Krishti dhe të vdesë për ne i pafajshëm. Të kuptojmë madhështinë e përulësisë së Tij, dhe jo të mendojmë se, kjo është përralla e radhës. Të besojmë se, me të vërtetë Zoti u ul në tokë dhe na dha jetën e tij. Krijuesi, i Lartësuari u bë një prej nesh, që të mund të thyej vulën e mëkatit fillestar dhe të na japë shpresë për një jetë të përjetshme, të hapë Qiellin për ne njerëzit. Kurse më pas të varet prej nesh nëse do të hyjmë përmes portave të Parajsës ose të Ferrit ”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të..