Një referencë e shpejtë e bërë në fjalorin shpjegues lidhur me rëndësinë e fjalës “vatër kulture” tregon se ky është një institucion kulturor për përhapjen e dijeve dhe të kulturës, tepër aktiv në periudhën e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Vatrat e kulturës janë një formë unike e organizatës shoqërore dhe kulturore, e cila është shfaqur për herë të parë në fillim të vitit 1856 në qytetin Svishtov. Zakonisht ato përbëhen prej bibliotekave dhe klubeve në bazë interesash, ku të zhvillojnë veprimtari nga më të ndryshmet - që nga shkollat e muzikës, të vallëzimit, të gjuhëve të huaja, të teatrit, të leximeve letrare. Prej tyre shpesh herë niset iniciativa për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme shoqërore dhe festave.
Ndaj momentit në Bullgari janë regjistruar 3709 vatra kulture, sipas të dhënave të chitalishta.com. Çfarë pasurie materiale dhe jo materiale historike ruajnë këto vende? A është e gjallë veprimtaria e vatrave të kulturës dhe a ka nevojë prej saj në epokën e digjitalizimit? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i kërkon iniciativa e Fondacionit “Aleria” “Një maratonë nëpër vatrat e kulturës bullgare”. “Përmes historisë së nëpunësve nëpër vatrat e kulturës ne duam të tregojmë bukurinë e skajeve të ndryshme të Bullgarisë dhe mundësitë që ato të vizitohen, madje dhe në kohën e pandemisë” - tregon përpara Radios Kombëtare Bullgare-Vidin Emilia Pavllova nga fondacioni:
“Ne jemi një fondacion i ri. Në fillim merreshim kryesisht me gjetjen dhe fotografimin e kostumeve autentike kombëtare dhe kështu patëm fatin të ndodhemi në disa vatra të kulturës në rajonin tonë, atë të Varnës. Dhe në ecurinë e takimeve njerëzit aty zbuloheshin gjithnjë e më shumë përpara nesh dhe tregonin për punën e tyre por dhe për jetën në vatrat e kulturës. E pamë sesa energji dhe dëshirë fusin në punën e vet çdo ditë dhe sesa të vështirë që e kanë nganjëherë nga ana financiare. Dhe në të njëjtën kohë këta njerëz, njerëzit e vatrave të kulturës, janë njëkohësisht dhe zemra e fshatit - ata dinë çdo gjë të lidhur me historinë e vendit, me traditat, zakonet, ruajnë kostumet kombëtare, sendet e jetesës. Kështu spontanisht tek ne lindi ideja të tregojmë Bullgarinë përmes tregimeve të njerëzve të vatrave të kulturës, të tregojmë përata vetë si një imazh kolektiv të historisë së një vendi të caktuar.”
Maratona kuptohet fillon nga vendi ku u krijua vatra e parë e kulturës në qytetin Svishtov. Pasojnë institucione të tjera kulturore, të cilat vet deklarojnë dëshirë për të marrë pjesë dhe takime, të cilat janë të paraqitura në filmat e shkurtër të vendosura në Facebook-faqen e fondacionit:
“Ideja jonë është që përmes vatrave të kulturës të tregojmë dhe vende të ndryshme interesante, ku nuk kemi qenë asnjëherë. Njëkohësisht të tregojmë se, madje dhe në një kohë pandemie ka se për ku të udhëtohet. Bullgaria është një vend shumë i bukur dhe pas çdo një kthese na pret diçka interesante, e cila ia vlen që të shikohet”.
Tre vatrat e fundit të kulturës përmes të cilave kalon “Maratona” janë në fshatrat e rrethit të Vidinit – fshatrat Bukovec, Sinagovci dhe Pokrajna. Tregimet në video që aty mund t’i shikoni në Facebook faqen e fondacionit.
“Nga vendet, të cilat i vizituam deri në këtë moment mund të themi se, Vatra Popullore e Kulturës, më në veçanti në vendet më të vogla të populluara, është vendi i vetëm shoqëror. Ajo nuk është vetëm një bibliotekë që ku mund të marrësh një libër. Aty, në vatrën e kulturës, është e përqendruar e gjithë jeta kulturore e njerëzve vendas dhe sot e kësaj dite. Ky është një vend për veprimtari amatore artistike, për ngjarje kulturore, për shfaqje folklorike, madje dhe për ndihmë sociale vende-vende ose thjesht për takime midis njerëzve. Të shkëlqyer janë njerëzit, të cilët punojnë nëpër këto vende. Sipas nesh ata janë rilindësit modernë dhe njëkohësisht janë heronjtë e kohës sonë. Ata që punojnë në vatrat e kulturës me të vërtetë meritojnë duartrokitje”- përgjithëson përshtypjet e veta Emilia Pavllova.
Redaktore: Vesella Krësteva /intervista: Stefka Pavllova, BNR-Vidin/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..