Sot mbushen 165 vjet nga fillimi i veprimtarive të të ashtuquajturave “vatra kulturore” në Bullgari. Këtë ditë në vitin 1865 në qytetin Svishtov u themelua vatra e parë kulturore me iniciativë të Emanuill Vaskidoviç, Georgi Vlladikin, Hristaki Fillçov dhe Dimitër Naçoviç.
Në të u themelua muzeu i parë bullgar, biblioteka e parë publike me një dhuratë prej 800 librash në gjuhë të ndryshme, u krijua kori i parë bullgar për këndim polifonik.