“Unë jam Gjeorgji Ivanov nga klasa e 12 në gjimnazin matematikor në Sofje dhe interesi im bazë është fizika.”
Kështu, me fjalë të thjeshta e prezanton veten një nga të zgjedhurit nga Universiteti i Harvardit për këtë vit, i cili sipas analistëve del dhe më i vështiri për pranim. Kandidat-studentët kanë qenë 57 000 veta nga e gjithë bota, ku të miratuarit janë mezi 1968 ose 3,4%. Një prej tyre është dhe bullgari Gjeorgji Ivanov, i cili akoma si fare i vogël është i tërhequr nga shkenca dhe fizika. Shkakun e gjen në historitë interesante për shkencëtarë të njohur, të cilat i kanë treguar gjyshi dhe gjyshja e tij. Pikërisht ata janë dhe të vetmit, të cilët janë të lidhur me matematikën në familjen e tij-gjyshja e tij është fizikane, kurse gjyshi është inxhinier. Në lidhje me zbulimin se ka një talent - Gjeorgji përgjigjet shkurtimisht:
“Akoma që në moshën parashkollore fillova të zgjidh probleme për klasat më të larta dhe të marr pjesë në gara matematikore. Nga rezultatet të cilat i arrija, nuk qe e vështirë që prindërit e mi të venë re, se kam cilësi për një matematik ose fizik në një plan të ardhshëm”.
Pasojnë vite të një pune këmbëngulëse, zgjidhja e problemave të ndryshme dhe histori të shumta të gjyshes për shkencëtarë të shkëlqyer, të cilët kanë mësuar dhe kanë përfunduar studimet e tyre në “vendin magjik” të quajtur Harvard. Dhe Gjeorgji vendos të ndjekë ëndrrat e tij dhe ai të bëhet si ata. Ai aplikon dhe disa javë përpara se të bëhet 19 vjeç, më 7 prill sivjet, merr përgjigjen e shumëpritur:
“Askush që aplikon në Harvard nuk beson, se do të pranohet, prandaj nuk mund të them se e prisja, thjesht shpresoja shumë. Me çfarë i fitova? Bileta për në Harvard, ose faktori fitues, qe se unë mësova me shkencë 700 fëmijë në Bullgari. Mënyra, në bazë të së cilës munda të prezantoj këtë veprimtari në esetë e mia dhe në intervistën, më pas qe dhe faktori, i cili e detyroi Harvardin të më pranojë”- është kategorik Gjeorgji.
Bëhet fjalë për një projekt social, të cilin Gjeorgji e realizon bashkërisht me mentorin e tij personal, amerikani Luis Lomeli-themelues i organizatës për një zhvillim të rinisë Vox Tua. Ideja e tyre është të detyrojnë fëmijët ta shikojnë shkencën, përmes përvojës së tyre personale dhe aplikimin e saj në ditët e përditshme. Ata u drejtohen nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e 4, të cilët nuk kanë një qasje deri në burime si ato të moshatarëve të tyre në shkollat e pajisura mirë.
Dhe duke kryer eksperimente shkencore para fëmijëve dhe me pjesëmarrjen e tyre, Gjeorgji afron shkencën pranë tyre arrin t'i tërheqë dhe t'u tregojë një mënyrë tjetër të mësimdhënies. Kështu, përmes projektit, Gjeorgji zbulon një pasion tjetër në jetën e tij-atë të jesh mentor dhe “transmetimin” e shkencës fëmijëve. Një pasion, të cilin me siguri që do ta vazhdojë dhe në të ardhmen.
“Do të thosha se përpara meje qëndron një periudhë e gjatë e një arsimi dhe të një pune të përqendruar, por jam shumë kategorik, se çfarëdo drejtimi që të marr në të, detyrimisht që do të marrë pjesë dhe Bullgaria. Planifikoj të kthehem në atdhe dhe të vazhdoj veprimtarinë time, nën ndonjë farë forme, sepse mendoj se mund të prezantohemi shumë më mirë përpara botës dhe unë personalisht mund të ndihmojë që kjo të ndodhë, duke përdorur dijet e grumbulluara, mjeshtëritë, resurset dhe përvojën nga një institucion elitar si Harvardi”.
Dhe kjo nuk është një ëndërr amerikane, kjo thjesht është ëndrra e Gjeorgjit nga Bullgaria!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..
Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..
Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..