Një kurs i ri në fushën politike u dha shtytje teorive të reja të probabilitetit në lojën politike për krijimin e një qeverie. Akoma përpara se Presidenti Rumen Radev të ketë shpallur se kur do t’ia dorëzojë mandatin për të formuar një qeveri forcës së dytë më të madhe parlamentare, nga partia në fjalë “Ka një popull të tillë” bënë një lëvizje tepër befasuese. Lideri i saj Sllavi Trifonov shpalli se nominojnë për kryeministër kampionen botërore në shah Antoaneta Stefanova, e cila në radhë të vet do ta kthejë mandatin “në sekondë”. Trifonovi e motivoi vendimin e tij me faktin se “Ka një popull të tillë” nuk ka numrin e domosdoshëm të deputetëve ose të partnerëve, që të mund të krijojë një qeveri stabile. Kurse përkrahjen të cilën mundet ta marrë është “nga subjekte politike, të cilët janë të dëmshëm, lakmitarë dhe të kompromentuar”, prandaj kjo mund të çojë deri në varësi.
Fjalët e Sllavi Trifonovit shkaktuan një reagim të menjëhershëm nga ana e oponentit të tij bazë politik. Si një ikje nga përgjegjësia dhe frikë politike, i përcaktuan nga rrethet e partisë GERB, kurse lideri i tyre Bojko Borisov saktësoi: Një frikacak është ai i cili me 165 deputetë të cilët kanë deklaruar përkrahjen e vet thotë se nuk i janë të mjaftueshme dhe i duhen 240”.
Sipas kryetares së grupit parlamentar të GERB-SDS Desisllava Atanasova argumentet e Sllavi Trifonovit se partia e tij nuk takon përkrahje, janë jo logjike dhe pavend, meqenëse procesi parlamentar deri tani ka treguar një përkrahje të plotë për partinë “Ka një popull të tillë”. “Për mua kjo është dhe një ikje nga përgjegjësia, kjo a do të thotë vallë zgjedhje të reja dhe akoma mbase mbi 50 ose 60 milionë para të tjera. Në bazë të cilave rregulla zgjedhore do të bëhet kjo?”-pyeti Atanasova.
Në këtë mënyrë, akoma përpara se të dorëzohet mandati i dytë, vështrimet u drejtuan ndaj atij të tretë.
“Logjika e hekurt politike tregon se një mandat i tretë është e mundur t’i jepet Partisë Socialiste Bullgare /BSP/, dhe jo ndonjë force tjetër politike - prognozon politologu Dimitër Ganev përpara gazetës “24 orë”. Argumentet janë disa. I pari është se BSP është forca e tretë politike për nga madhësia dhe në këtë kuptim asaj i jepet një mandat i tretë. I dyti është se vet Radevi do të dojë që t’i garantonte vetes përkrahjen e socialistëve të zakonshëm, për fushatën presidenciale gjatë muajit tetor. Dhe argumenti i tretë është se “Bullgaria Demokratike” paraprakisht refuzoi mandat, kështu që nuk ka logjikë që ta marrë. Po t’i jepet një mandat Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ kjo do të sillte dëmtim mbi imazhin e Presidentit, kurse “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” është një formacion mjaft i vogël, që të mund të krijojë qeveri”.
Nëse presidenti ia jep mandatin BSP, socialistët do të vendosin në Këshillin Kombëtar të Partisë nëse ta pranojnë apo jo. Këtë e komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare-programi “Horizont” deputeti Filip Popov. Ai nuk është i befasuar nga vendimi i partisë “Ka një popull të tillë” dhe lideri i saj Sllavi Trifonov për kthimin e mandatit dhe me këtë, sipas fjalëve të tij, ata tregojnë se nuk janë të aftë ta drejtojnë vendin.
Deputetja nga partia “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” Maria Kapon e përcaktoi si të “çuditshëm” vendimin e “Ka një popull të tillë”. Ajo shprehu skepticizëm ndaj mundësisë për krijimin e qeverisë nga forca e tretë politike.
Shanset për formimin e kabinetit me mandatin e tretë janë jashtëzakonisht të vogla, komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare Borisllav Sandov, deputet nga Lëvizja e Gjelbër dhe “Bullgaria Demokratike”.
“Kështu që, perspektiva më e mundshme është për të vajtur në zgjedhje. Ato duhet të jenë mundësisht sa më shpejt, që të mund të kemi në vjeshtë ndonjë farë qeveri të qëndrueshme”, nënvizoi akoma Sandov dhe shtoi se tani përgjegjësia e presidentit Rumen Radev është shumë më e madhe, aq më tepër se gjatë vjeshtës ai po kështu do të zhvillojë një fushatë zgjedhore.
Se kur loja do të kalojë në një nivel tjetër, akoma nuk është e qartë. Edhe pse me një zhvillim të paracaktuar, dhënia e mandatit të dytë nuk ka një afat të qartë, të parashtruar në Kushtetutë. Por, Kreu i Shtetit nuk mund ta vonojë gjatë, meqenëse kjo mund të shkaktojë dyshime tek oponentët e tij politikë. Sipas fjalëve të Dimitër Ganevit, duke bërë disa ditë shtyrje, Presidenti mund t’i japë shans Kuvendit Popullor të pranojë nismat e veta legjislative, pas së cilës të ndërmarrë ecurinë e vet të radhës për të marrë një kthesë tjetër në lojën politike të shahut.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..