Partia “Ka një popull të tillë” nuk do t’i përgjigjet ftesës së GERB-SDS për të zhvilluar bisedime për përkrahjen e kabinetit me mandat të tyre. Këtë e deklaroi para BNR-së deputeti Stanisllav Ballabanov. “E ftuam Borisovin për ta dëgjuar. Ai nuk erdhi. Kështu që ata mund të bëjnë çfarë të duan, çështja është se çfarë vendimi do të marrim. Pasi kemi thënë se nuk do të ketë bisedime për kabinet me këto parti të statukous, ato nuk do të mbahen, " shtoi Ballabanov.
"Bullgaria Demokratike" ka refuzuar me shkrim ftesën e dërguar nga GERB-SDS për bisedime për të formuar një qeveri, njoftoi kryetari i partisë Hristo Ivanov.
Kandidati i GERB për kryeministër, Daniell Mitov, komentoi se refuzimi i "Bullgarisë Demokratike" për të biseduar tregon papjekuri politike, njoftoi BGNES.
Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..
Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..
Presidenti Rumen Radev nuk pranoi që Kalin Stojanov të mbetet ministër i punëve të brendshme dhe refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Kreu i shtetit i kërkoi..