Para Këshillit të Punëve të Përgjithshme të BE Ambasadori bullgar Dimitër Cançev tha se Sofja mbështet politikën e zgjerimit të BE në përputhje të plotë me të gjitha kriteret. Ne e përkrahim integrimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, por për fat të keq Shkupi vazhdon të mos e zbatojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, theksoi diplomati.
Bullgaria mbështet certifikatën digjitale jeshile, e cila do të lehtësojë lëvizjen e lirë dhe të sigurt dhe do të kontribuojë në rimëkëmbjen e sektorit të turizmit, tha gjithashtu Cançev.
Në diskutimin mbi zbatimin e Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, ai i caktoi si diskriminuese tarifat për vizat e punës për shtetasit e vendeve të BE, duke përfshirë Bullgarinë, shpalli Ministria e Jashtme.Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..