Para Këshillit të Punëve të Përgjithshme të BE Ambasadori bullgar Dimitër Cançev tha se Sofja mbështet politikën e zgjerimit të BE në përputhje të plotë me të gjitha kriteret. Ne e përkrahim integrimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, por për fat të keq Shkupi vazhdon të mos e zbatojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, theksoi diplomati.
Bullgaria mbështet certifikatën digjitale jeshile, e cila do të lehtësojë lëvizjen e lirë dhe të sigurt dhe do të kontribuojë në rimëkëmbjen e sektorit të turizmit, tha gjithashtu Cançev.
Në diskutimin mbi zbatimin e Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, ai i caktoi si diskriminuese tarifat për vizat e punës për shtetasit e vendeve të BE, duke përfshirë Bullgarinë, shpalli Ministria e Jashtme.Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë si..
Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..
Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë..
Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të..