Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pelikanët e parë për këtë vit u çelën në “Srebërna”

Foto: arkiv / bulgariatravel.org

Çifti i parë i pelikanëve kaçurrelë (Pelecanus crispus), i cili në mars ndërtoi fole në rezervatin e Danubit "Srebërna", ka një brez të ri. Pelikanët kanë lindur në platformat e grumbujve prej druri të ndërtuara posaçërisht për ta në pjesën veriore të ligatinës.

Mbrojtja e kolonisë së pelikanëve kaçurrelë është ndër aktivitetet me prioritet në “Srebërna”. Sipas një projekti të zbatuar nga Inspektorati Regjional për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave - Ruse, në javët e ardhshme është planifikuar të krijohen vende të reja me kushte të përshtatshme, ku të bëjnë fole sa më shumë shpendë. Kjo mund të bëhet duke kositur kallamishtet dhe duke ndërtuar platforma të reja prej druri.

Rezervati i biosferës afër fshatit “Srebërna” ndodhet 2 km në jug të lumit Danub dhe është i vendosur në rrugën e zogjve migrues nga Evropa në Afrikë - Via Pontica. Për shkak të specieve të rralla dhe të rrezikuara të zogjve, ligatinat janë përfshirë në listën e vendeve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të UNESCO-s.

221 specie zogjsh folezojnë në “Srebërna”. Në rezervat jetojnë 22 specie të rralla të kafshëve dhe bimëve të rrezikuara sipas Listës së Kuqe Evropiane të Kafshëve dhe Bimëve Globalisht të Rrezikuara, si dhe 149 specie të florës dhe faunës, të përfshira në të ashtuquajturin “Libri i Kuq i Bullgarisë”.

Objekti më i vlefshëm natyror në rezervat është kolonia e shumtë e pelikanëve kaçurrelë. Koloni të tilla në Kontinentin e Vjetër ekzistojnë vetëm në Gadishullin Ballkanik.

Rreth rezervatit është krijuar në eko-shteg me sheshe për monitorim dhe vende të posaçme për çlodhje. Ka gjithashtu një muze të shkencave të natyrës, i cili prezanton faunën dhe florën e pasur të rezervatit “Srebërna”.


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A është zëvendësimi i një kandidature mashkullore me një femër një çelës për marrjen e resorit të dëshiruar në Komisionin e ri Evropian?

Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..

botuar më 24-09-11 8.15.PD

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD